Picking out the Tennessee Titans' controlling owner is very easy at training camp. Look for the woman wearing the red ball cap.Amy Adams Strunk, who took Derrick Henry Jerseys over the NFL franchise her father founded in 1960, spent time Tuesday signing autographs and posing for photos. Eddie George Jerseys Becoming comfortable as the face of Tennessee ownership took some time for a woman who calls herself a country girl at heart. Fans were demanding to know more about her before trusting the Titans with their hard-earned cash."It was daunting in the beginning," Strunk said. Kendall Wright Jerseys "There was a lot to do, a lot to fix. We had to get the team going in the right direction again, so I laid low for a while. I guess you could say I'm out now."Bud Adams Delanie Walker Jerseys died in October 2013 at the age of 90 , leaving the Titans to his family. Marcus Mariota Jerseys Tommy Smith, married to Strunk's sister Susie, was named Titans' president and chief executive officer later that same month. But Smith fired coach Mike Munchak after a 7-9 season in 2013 and hired Ken Whisenhunt, who went 2-14 in his first year on the job in 2014.Smith retired as team president in March 2015, and after growing up watching her father conduct football business at the breakfast table, Strunk took over as controlling owner and as co-chair of the board of directors with her sister. She also owns a farm and oil and gas company in Texas."I didn't see myself ever in this position," Strunk said. "I just had my opinions, kept them to myself as a smart daughter does at times. I don't want to say you learn by osmosis. That's silly. But being around this your entire life, this just wasn't like a new thing to me."Strunk watched as the Titans drafted Marcus Mariota at No. 2 overall only to stumble to a 1-6 start. After the Titans gave up seven sacks in Houston where this franchise spent so many decades, Strunk fired Whisenhunt on Nov. 3 and made tight ends coach Mike Mularkey interim coach.When the season ended, Strunk interviewed Mularkey along with three other candidates. She then decided to keep Mularkey two days after hiring Tennessee native Jon Robinson as a first-time general manager.

header logo al

  • kush jemi ne 1
  • Albanski 18
  • Server sala
  • Server sala 1
  • 55

Radiodifuzeri AL

OJEKM AL

Pecateni mediumi AL

Arsim Mediatik
PDF
Shtyp
Shp?rndaje me Post? Elektronike

Arsimimi mediatik përmes fjalëve të Medianës (videot)

 Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik, prodhoi pesë video edukative në të cilat shtjellohen segmente të ndryshme të arsimimit mediatik. Si personazh kryesor është zgjedhur ju-tjuberja e re Izabela Pan (Izabela Jakimovska), e cila në rolin e Medianës, në mënyrë simpatike i shtjellon konceptet themelore të arsimimit mediatik; këshillon se si të sillemi me përgjegjësi në sferën online, si të detektohen lajmet e rrejshme, çka është lajm (gazetaresk) dhe gjithsesi – si mund të përdorim mediumet për të bërë ndryshim pozitiv në shoqëri. Videot janë të dedikuara fillimisht për popullatën e re, por janë interesante edhe për opinionin e gjerë, sepse janë të dedikuara për ngritjen e vetëdijes për çështje me interes publik.

 ASHMA i vendosi këto video në kanalin e saj në YouTube prej ku çdokush mundet që t'i marrë dhe t’i shfrytëzojë -  edhe qytetarët që do të donin t'i shikojnë por edhe televizionet që duan t'i emetojnë në programin e tyre. Bëhet fjalë për këto video:

 1. Arsimimi mediatik 

2. Jeta online 

3.  Informata të sakta dhe të verifikuara 

4. Çka është lajmi 

5. Publik i angazhuar 

 Videot janë përpunuar në kuadër të  projektit "Koalicioni për arsimim mediatik" që realizohet nga Shkolla e lartë në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediume nga Londra si dhe gazeta "Nova Makedonija", me përkrahje të Bashkimit Evropian.


Aventurat e Joves edhe në gjuhën shqipe

 Spotet tani më të njohura të EAVI për aventurat e djaloshit Jove, ose Xhek, nëpër arsimimin mediatik, mund të merren edhe në gjuhën shqipe. Janë të prodhuara nga ana e shoqatave qytetare Konedu global dhe Metamorfozis, me përkrahje financiare të Ambasadës Britanike.

 Aventurë në arsimimin mediatik - Shqip 

 Për vetëdijen - Shqip 


Rrjeti për arsimim mediatik në RM

Rrjeti për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë është krijuar me qëllim që të lehtësohet komunikimi dhe konsultimi ndërmjet subjekteve të ndryshme në vend, të cilët punojnë për ngritjen e nivelit të arsimimit mediatik të qytetarëve. Ajo duhet të kontribuojë për një bashkëpunim më të shpeshtë ndërmjet faktorëve relevant si dhe për rezultate më të mira dhe më të qëndrueshme lidhur me projektet.

Rrjeti ka 35 anëtarë (institucione publike dhe ministri, organizata civile, institucione arsimore si dhe radiodifuzerë) dhe është vazhdimisht e hapur për anëtare të reja – nevojitet vetëm të miratohet Akti për formim dhe të dorëzohet një fletë anëtarësim i nënshkruar deri te ASHMA.

Rrjeti është paraparë me Programin e ASHMA për nxitjen e arsimimit mediatike në Republikën e Maqedonisë 2016-2018. Formimi i saj është iniciuar nga Agjencia, por Rrjeti ju përket të gjithëve dhe do të ketë sukses po aq sa edhe të gjithë do të jenë të gatshëm për ta shfrytëzuar.


Hulumtimi i arsimimit mediatik te popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë

Në dhjetor të vitit 2016, për nevojat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është përpiluar Hulumtim i arsimimit mediatik te popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë. Hulumtimi është realizuar përmes një interviste “ballë për ballë”, në territorin e Republikës së Maqedonisë, në një ekzemplar reprezentativ prej 1523 personave të moshës prej 16 e më tepër viteve, ku e njëjta mund të merret në këtë link:

Hulumtimi  i arsimimit mediatik te popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë 

Rezultate të veçanta – me përgjigje për çdo pyetje nga parashtruara sipas karakteristikave demografike – mund të merren në këto linke:


Programi për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë. 

Në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të arsimimit mediatik në RM, Agjencia, me përkrahje të ekspertëve përpiloi Programin për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë. Qëllimet themelore të Programit janë ngritja e vetëdijes për konceptet e arsimimit mediatik, kontributi për kuptimin e arsimimit mediatik nga ana e qytetarëve, përmirësimi i kushteve për pjesëmarrje civile dhe demokratike.

Programi për nxitjen e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë. 


 Spot - "Për vetëdijen, çka bëj un“


CaptureAgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, për nevojat e publikut të Maqedonisë adaptoi edhe një video spot , kushtuar arsimimit mediatik, nga cikli i spoteve të organizatës ndërkombëtare EAVI, me titull  "Për vetëdijen, çka bëj un”.

Video spoti u prezantua në takimin publik të Agjencisë që u mbajt më 29 dhjetor 2016, ndërsa i njëjti mund të merret në këtë link:

 Spot - "Për vetëdijen, çka bëj un“


Spoti – Aventura nëpër arsimimin mediatik

jove 1Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përpunoi versionin në maqedonisht të spotit të animuar për aventurën e djalit Xhek që u bë Jove. Spoti u përpunua nga ana e të punësuarve të Agjencisë si dhe nga z.Zoran Petrov nga RA Antena 5 që e huazoi zërin e tij për personazhin Jove. Spoti është i titulluar si “Aventurë nëpër arsimimin mediatik” dhe i njëjti mund të merret në linkun e mëposhtëm:

Spoti – Aventura nëpër arsimimin mediatik

 


Spoti - Ku është Gorani ?

Goran 1Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele krijoi edhe versionin e adaptuar në maqedonisht të spotit "Ku është Klausi?" të organizatës gjermane klicksafe.de , përkthimin e të cilit e bënë të punësuarit e Agjencisë, përderisa sinkronizimin dhe titrat i realizoi TV Sitell. Qëllimi është që të tërhiqet vëmendja e prindërve ndaj faktit se në RM ekziston softuer të cilin mund ta përdorin për kontroll efikas të përmbajtjeve të internetit, deri te  të cilat ka qasje fëmija i tyre.

 TV spoti “Ku është Gorani” mund të merret në këtë link: Spoti - Ku është Gorani ?


Aktivitetet e subjekteve të tjera në lidhje me arsimimin mediatik

Kohëve të fundit është i domosdoshëm një angazhim aktiv i të gjithë faktorëve relevant për avancimin e arsimimit mediatik

Më 28 dhe 29 mars në Shkup në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume, u realizua një konferencë nacionale “Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe të publikut”.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit rajonal “Partneriteti për zhvillimin e mediumeve në Evropën Juglindore”, të cilin e realizon Qendra për gazetari të pavarur nga Rumania në bashkëpunim me tetë organizata mjekësore nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bulgaria, e që është me përkrahjen e Bashkimit Evropian.


Hulumtimi është bërë për nevojat arsimore të gazetarëve dhe për arsimimin mediatik të publikut.

Më 1 dhjetor 2016 në Institutin e mediumeve të Maqedonisë (MIM) u realizua një panel-diskutim, në të cilin u prezantua raporti nga “Hulumtimi për qëllime arsimore të gazetarëve dhe për arsimimin mediatik të publikut”, që u realizua nga ekipi i MIM, si pjesë e projektit rajonal “Partneriteti i Evropës Juglindore për zhvillimin e mediumeve.”

“Hulumtimi për qëllime arsimore të gazetarëve dhe arsimimit mediatik të publikut” mund të merret në këtë link


Doracak për prindër për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet

Në interes të mbrojtjes së fëmijëve nga qasja te përmbajtjet dhe komunikimet e pahijshme, si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave personale në rrjetet sociale, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Metamorfozis, Fondacioni për internet dhe shoqëri si dhe shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, përpiluan Doracak për prindërit, lidhur me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet.

Agjencia e publikon linkun deri te Doracaku si pjesë e bashkëpunimit, qëllimi i të cilit është krijimi i rrjetit të faktorëve relevant që do të bashkëpunojnë për ngritjen e nivelit të arsimimit mediatik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Doracaku mund të merret në këtë link:

Doracak për prindër për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet


Grantet për nxitjen e arsimimit mediatik (afati për aplikim përfundoi më datë 28.10.2016)  

Konferenca “Arsimimi mediatik si parakusht për aktivitet civil”

 

 

 

 

izborial

STRATEGJIA AL 2018 2022

AL Inforaci od javen karakter 3

pretstavkaal

mediumskapismenostmk

odgovorispravkaalb

rodot-al

licasosetilnapoprecenost

furnizime publike

zakon-avmu-al

ZM-ALB

Strategija-albanski