header logo al

  • kush jemi ne 1
  • Albanski 18
  • Server sala
  • Server sala 1
  • 55

Radiodifuzeri AL

OJEKM AL

Pecateni mediumi AL

Anëtarë të Këshillit
PDF
Shtyp
Shp?rndaje me Post? Elektronike

Në bazë të nenit 12 paragrafet (1) dhe (2) dhe neni 14 paragrafet (1) dhe (2) nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 2 korik 2014, solli vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë.

Për anëtarë të Këshillit të Agjencisë janë emëruar:

 


 


Kryetar i Këshillit të Agjencisë


Lazo_Petrusevski
Llazo Petrushevski


i lindur më 18.11.1960;
ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik, Shkup, në drejtimin Informatikë dhe automatikë, nëndrejtimi Informatikë.


Lëvizje në karrierë:

Shtator 1984 –  prill 2000, inxhinier operativ për automatikë dhe instrumentim në KMK “Zletovo”, SHA, punon në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe përpilimin e projekteve nga sfera e Drejtimit automatik dhe të instrumentimit;
Shtator 1995 – dhjetor 2005, punon si profesor i përgatitjes, zhvillimit dhe evaluimit të stërvitjeve në rrethin Microsoft Windows & Office, programim (Visual Basic);
Prill 2000 –  dhjetor 2003, udhëheq me Sektorin e Automatikës dhe të Instrumentimit  në nivelin e gjithë Shkritores në KMK “Zletovo”, punon si drejtues i automatikës dhe instrumentimit;
15 korrik 2004 –  30 nëntor 2004, punon në INTRACOM S.A., në PARJA-projekt të financuar nga BE dhe udhëhequr nga Agjencia Evropiane e Rikonstruktimit, si Ekspert më i vjetër i teknologjisë informatike.  Detyra kryesore në punë ka qenë përgatitja, kryerja dhe evaluimi i stërvitjeve në rrethinën Microsoft Windows & Office;
1 prill 2005 –  23 shtator 2005, punon në administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik lokal si administrator sistemi (Këshilltar-Informatikan) në Gjykatën Themelore Veles.
6 qershor 2005 – 13 korrik 2006, punon në projektin TRAIN, si ekspert lokal IT-je në përgatitjen, kryerjen dhe evaluimin e stërvitjeve në Geo-Informatika në trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të Vetëqeverisjes lokale. Projekti është financuar nga BE dhe ka qenë i drejtuar nga Agjencia Evropiane e Rikonstruktimit. 
1 nëntor 2005 – 30 qershor 2008, udhëheq me seksionin e SGJI (sistemi gjeografik informativ) në kuadër të Sektorit për IT dhe implementim të SGJI-së në Qytetin e Shkupit. 
1 korrik 2008 - gusht 2011, Udhëheqës i Sektorit të Teknologjive Informatike dhe të Modernizimit të Qytetit të Shkupit, Vetëqeverisja lokale.

Gusht 2011 - Korrik 2014, Anëtar i Këshillit për radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë (nga Janari 2014 Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele).

Korrik 2014 – Shtator 2016, Ndihmës Udhëheqës i Sektorit për teknologji informatike dhe modernizim të Qytetit të Shkupit, Vetëqeverisje lokale.

Korrik 2014 – deri më tani, Kryetar i Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shtator 2016 – deri më tani, Ndihmës Udhëheqës i Sektorit për përkrahjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Vetëqeverisje lokale


Mirënjohje dhe certifikata:

Zëvendëskryetar i Këshillit nacional për Shoqëri Informatike, prill 2009 
Më tej, gusht 2011
Janar 2009, Certifikatë për planifikim, implementim dhe mirëmbajtje të Microsoft Windows Server 2003 Active Directory (Microsoft stërvitja 2279B)
Dhjetor 2008, Certifikatë për mirëmbajtje të Microsoft SQL Server 2005 (Microsoft stërvitja 2780)
Qershor 2008, Certifikatë për softuer të SGJI-së nga firma ESRI (ArcGIS 9.2 desktop softuer dhe ArcGIS 9.2 softuer serverësh)
Shkurt 2006, Certifikatë për Geo-Informatika në planifikimin urban nga projekti TRAIN
Qershor 2005, Certifikatë për stërvitjen didaktike të trajnuesve nga projekti TRAIN
Tetor 2004, Certifikatë për Xpert Nacional përfaqësues i Republikës së Maqedonisë nga Unioni Gjerman i Universiteteve Popullore 
Prill  1987,  është marrë çmimi  “1 Maj “ për arritje të veçanta inovative nga Dhoma Ekonomike e Republikës së Maqedonisë 
Prill 1983, Vendi i tretë në garat individuale nga Drejtimi automatik i fakulteteve të elektroteknikës nga ish-RSFJ, mbajtur në Umag, Kroaci
Mars 1977, vendi i parë në garat Njohje nga elektroteknika të shkollave të mesme nga ish-RSFJ, mbajtur në Zagreb, Kroaci.

 
 

Nënkryetar i Këshillit të Agjencisë

MFetai

Dr. Milaim Fetai

- i lindur më 11 korrik 1958 në f. Çegran, rrethina e Gostivarit; 
- Pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje dhe të arsimit të mesëm në Gostivar, i fillon studimet në Fakultetin e Shkencave Politike (drejtimi Politikologji e Përgjithshme) në Universitetin e Zagrebit, Republika e Kroacisë, ku vazhdon studimet postdiplomike dhe merr titullin e magjistrit të shkencave politike nga sfera e marrëdhënieve ndërkombëtare;
- disa vjet rresht punon dhe kontribuon në shumë sfera shoqërore, si në shkencë, arsim, politikë, zhvillimin e mediave e të tjerë.
-Më vonë e mer titullin Doktor i shkencave politike në Institutin për Studime Evropiane në Universitetin e Tiranës në Shqipëri me temë: ‘Ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit në rrugëtimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian’.

Lëvizje në karrierë:

-  Nga viti 2001 është angazhuar në Fakultetin Juridik, ndërsa nga viti 2009 edhe në Studimet nga gazetaria në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) për lëndët: E drejta publike ndërkombëtare, Sistemet politike bashkëkohore, Mediat dhe konfliktet dhe Globalizimi dhe identiteti kulturor; 
-  Prej themelimit të Këshillit të Radiodifuzionit në vitin 1997 e deri në vitin 2003 ishte i zgjedhur në funksionin Zëvendës-kryetar i Këshillit; 
-   Në vitin 2004 ka qenë i angazhuar në realizimin e Programit PACE të BE dhe të Këshillit Britanik në Qendrën Stërvitore të Administratës Publike në Shkup;
-   2004 - 2005 Milaim Fetai punon si drejtues i Televizionit nacional Alsat-M, me seli në Shkup;
-   2008 është emëruar drejtor i Drejtorisë për Afirmimin dhe Përparimin e Pjesëtarëve të Bashkësive në RM;
- 2010 zgjidhet nënkryetar i Këshillit për radiodifuzion i RM-ës;
- Prej 8 korik të vitit 2014 është zgjedhur nënkryetar i Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele;
-Prej viti 2010 Milaim Fetai në mardhënie të rregullt pune është në fakultetin e drejtësisë pran Universitetit Shtetëror të Tetovës;

Botime të publikuara:

1.   Sferat e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian - botuar në Megjunarodne studije - Zagreb, nr.2-3, 2001. 
2.   Maqedonia dhe Bashkimi Evropian -Megjunarodne studije -Zagreb, nr.2, 2004.
3.    Zgjidhja e pozitës së bashkësive etnike është kusht për stabilitetin e shtetit multietnik - Megjunarodne studije- Zagreb nr. 3 – 4, 2004.
4.    Roli i Misioneve ndërkombëtare të paqes në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Maqedoni; publikuar në YEARBOOK, “Shipan 2005”, botues - Politicka kultura, Atlantsko vijece Hrvatske, Zagreb, 2006.
5.    Maqedonia dhe menaxhimi me kriza- publikuar në YEARBOOK, “Shipan 2006”,  botues - Politicka kultura, Atlantsko vijece Hrvatske, Zagreb,  2007.
6.    Maqedonia dhe NATO – publikuar në YEARBOOK, “Shipan 2007”, botues - Politicka kultura, Atlantsko vijece Hrvatske, Zagreb,  2008.
7.   Maqedonia dhe NATO – publikuar në YEARBOOK, “Shipan 2008”, botues – Politicka kultura, Atlantsko vijece Hrvatske, Zagreb,  2009.
 

Anëtar i Këshillit të Agjencisë

Selver_AjdiniSelver Ajdini

Lindur më 19.08.1967;
Në mars 2010 kryen ciklin e parë të studimeve universitare prej tre vjetësh në Fakultetin e Shkencave Politike, të Diplomacisë e Gazetarisë në Universitetin FON;
Në tetor 2010 merr titullin Specialist i shkencave politike: diplomaci dhe politikë ndërkombëtare;
Ka përvojë 20-vjeçare në sektorin mediatik përmes punës në grupe të organizuar nga organizata joqeveritare të jashtme sikurse që janë PRES NOW, MEDIENHILFE, Instituti Shoqëria e Hapur - Maqedoni, Swedish Helsinki Committee for Human Rights, IREX PROMEDIA;
6 vjet ka qenë anëtar i Këshillit drejtues të Institutit Maqedonas për Media (МIM).
6 vjet ka qenë anëtar i Këshillit drejtues të Asociacionit të Mediave Elektronike Private në Maqedoni (АPEММ).

Lëvizje në karrierë:

Nga 15 dhjetor 1992 deri në 18 korrik 2011 punon në TV Hana, Kumanovë, si drejtues;
Në vitin 2009 është emëruar kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i TV Hana Kumanovë. 

Mirënjohje dhe certifikata:

Certifikatë nga sfera e marketingut dhe e propagandës, e ndarë nga ana International Broadcasting Burea.
Certifikatë e ndarë nga Instituti Maqedonas për Media për bashkëpunim të suksesshëm 6-vjeçar.

 


Anëtare i Këshillit të Agjencisë

ID_Alma_Masovik
Mr. Alma Mashoviq, anëtar

 
Alma Mashoviq, inxhiniere e diplomuar e makinerisë – magjistre e shkencave të makinerisë, është e lindur në vitin 1979 në Shkup, R. e Maqedonisë. 
2002 diplomon në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, drejtimi Termoteknika dhe termoenergjetika,  me sferë hulumtimi: Mekanika e fluideve dhe sistemet teknike të rrymës me titull profesional – inxhinier i makinerisë. 
2006 diplomon në drejtimin Hidroteknika, pneumatika dhe automatika në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, me titull profesional – inxhinier i diplomuar i makinerisë.
2009 magjistron në Fakultetin e Makinerisë në Shkup në drejtimin Hidrotenika, pneumatika dhe automatika dhe bëhet magjistër i shkencave të makinerisë nga sfera e hulumtimit: Mekanika e fluideve dhe sistemet teknike të rrymës dhe fiton të drejtën e titullit profesional “Magjistër i shkencave të makinerisë” .

Lëvizje në karrierë:

2004 merr pjesë në Akademinë Verore (Summer Academy 2004), të organizuar nga Pakti për stabilitet i Evropës Juglindore në Petrovac, Mali i Zi, gjatë periudhës 28.08 -08.09.2004. Në akademi merr pjesë me punimin e vet shkencor me titull: ”Zgjidhjet ekzakte të rrymimeve dydimesionale, Barazimet e Navie-Shtokut” (Special Flow Problems I: Exact Solutions to Two-Dimenzional Navie-Stokes Equations and Applications), me mentor prof. Gunther Brenner.
2004 – 2006 punon si demonstrator në Institutin e Mekanikës, në Institutin e Teknikës së Rrymës, të Pneumatikës e të Automatikës dhe në Institutin e Saldimit dhe të Konstruksioneve të Salduara të Fakultetit të Makinerisë në Shkup.
2007 – 2010: Doganiere e lartë në Njësinë Doganore Shkup të Doganës së Shkupit, me status person i uniformuar, me obligime dhe autorizime të veçanta.
 

Anëttar i Këshillit të Agjencisë

Metodija_JancevskiMr. Metodija Jançeski, anëtar


Është lindur më 13 dhjetor 1965 në Prilep;
Ka diplomuar në Institutin e Informatikës në FNM-Shkup në vitin 1993 dhe ka marrë titullin matematikan-informatikan i diplomuar;
Ka magjistruar në Institutin e Informatikës në FNM-Shkup në vitin 2004 me mbrojtjen e punimit të magjistraturës me titull “Arsimi nga distanca-bazat themelore dhe aplikimi” dhe ka marrë titullin magjistër i shkencave të informatikës;
Është doktorant i Institutit të Informatikës në FNM-Shkup me temë të paraqitur të disertacionit të doktoratës me titull ”Softuer arsimor, materiale shkollore digjitale dhe mësim me aplikimin e teknologjive informative dhe komunikative në kushtet e kompjuterizimit masiv të arsimit ” në shtator të vitit 2007.
 

Lëvizje gjatë shërbimit:

Prej vitit 1994 deri në vitin 2000 është bashkëpunëtor profesional i II në FNM-Shkup;
Prej vitit 2000 deri në vitin 2004 është asistent më i ri i II në FNM-Shkup;
Prej vitit 2004 deri në vitin 2010 është asistent në Entin e Bazave Teorike të Informatikës në kuadër të II në FNM-Shkup;
Prej vitit 2010 deri në vitin 2011 është drejtor në Qendrën Shtetërore të Provimit në Shkup;
Prej vitit 2007 deri në vitin 2011 është edukator në Akademinë Stërvitore të Gjykatësve dhe Prokurorëve të Republikës së Maqedonisë nga lënda “Teknologji informatike me kërkim      juridik ”;
Prej vitit 1998 deri në vitin 2011 ka mbajtur mësim dhe ushtrime në mbi 43 punëtori, seminare, kurse dhe stërvitje, prej të cilave më të shumtën njëjavore, për stërvitjen e arsimtarëve të shkollave fillore e të mesme nga informatika, në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm të arsimtarëve;
Ka marrë pjesë në 16 projekte shkencore e zhvillimore vendore dhe ndërkombëtare;
Me kumtesa të veta ka marrë pjesë në mbi 20 konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit;
Ka botuar më shumë punime shkencore, dispensa dhe doracakë universitarë për studentë dhe punime shkencore, libra shkollorë për nxënës e doracakë stërvitorë;
Ka marrë pjesë në kreacionet e më shumë kurseve on line me ueb-bazë për nevojat e e Këshillit të Evropës, të Rrjetit Evropian për Stërvitjen e Gjykatësve dhe në projekte të tjera;
Ka qenë udhëheqës i reprezentacionit maqedonas nga informatika në 16 Olimpiada ballkanike dhe botërore nga informatika.


Anëtar i Këshillit të Agjencisë 

Zoran FidanoskiZoran Fidanoski

Është lindur më 18 korrik 1972 në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup dhe ka fituar titullin jurist i diplomuar.

Dy vite ka qenë anëtarë i Këshillit për ndarjen e shpërblimit shtetëror për gazetari dhe publicistikë “Mito Haxhivasilev Jasmin” (201-2012)

Karriera në profesion:

Nga periudha 1990-1994 punon si gazetar sportiv në redaksinë “Veçer”.

Nga periudha 1994-1998 punon si bashkëpunëtor me honorar në redaksinë “Nova Makedonija”.Menjëherë pas diplomimit në vitin 1996, transferohet në Rubrikën e Shkupit në të njëjtën gazetë të përditshme ku në përgjithësi mbulon tema në lidhje me kryeqytetin, por shkruan edhe tema nga sfera e krimeve dhe politikës.

Në vitin 1999 merr pjesë në seminar në Suedi “Gazetaria dhe demokracia” për gazetarë nga vendet e Evropës në tranzicion.

Në periudhën 1999-2001 punon në javoren e atëhershme të sapoformuar politike “START”

Në periudhën 2001-2002 punon në redaksinë e gazetës ditore "Makedonija denes" ku mbulon tema në lidhje me politikën dhe sigurinë.

Nga fillimi i vitit 2002 e deri më vitin 2009 punon në televizionin “SITEL” ku shqyrton tema nga politika e brendshme dhe ajo e jashtme.

Në vitin 2006 – qëndrim studimor në SHBA si pjesë e ICFJ programit për gazetarë nga Evropa juglindore.

Në prill të vitit 2008 hyn në projektin Alfa TV dhe merr pjesë si pjesë e ekipit themelues në krijimin e televizionit.Paraqitet edhe si redaktor në emetimet qendrore informative të televizionit.


Anëtar i Këshillit të Agjencisë

Lazar TrajcevLazar Trajçev

Lazar Trajçev

Është lindur më 10 mars 1978 në Shkup.

Ka diplomuar në fakultetin juridik pranë Universitetit shën.Cirili dhe Metodi në Shkup në vitin 2001 ka fituar titullin jurist i diplomuar.

Më vitin 2005 e jep edhe provimin e jurisprudencës.

Kariera në profesion:

Nga diplomimi në vitin 2002 realizon praktikë si Praktikant i avokaturës.

Në periudhën 2002 - 2007 punon si bashkëpunëtor profesional në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Nga viti 2007 deri më 2010 ushtron funksionin e Drejtorit të Sektorit për çështje juridike në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.Në mënyrë shtesë e udhëheq edhe punën e Sektorit për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i udhëheq negociatat për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale për sigurim social.

Në periudhën 2010 deri 2011 punon si Avokat i pavarur.

Është partner në Shoqërinë e Avokatëve Inter Partes ku punon si Avokat.

 
 

STRATEGJIA AL 2018 2022

pretstavkaal

mediumskapismenostmk

odgovorispravkaalb

rodot-al

licasosetilnapoprecenost

furnizime publike

zakon-avmu-al

ZM-ALB

Strategija-albanski