Agjencia promovoi spotet e televizionit dhe radios kundër seksizmit në mediume dhe hulumtimet mbi gjininë në programet televizive gjatë vitit 2017

image_pdfimage_print

Shkup, 01.03.2018. – Me qëllim që të kthehet vëmendja e mediumeve ndaj njohjes së rëndësisë së informimit për çështjet gjinore, si dhe të nxitet tejkalimi i stereotipeve gjinore, Agjencia sot i prezantoi rezultatet e hulumtimit për gjininë në programet televizive gjatë vitit 2017dhe i promovoi spotet e televizionit dhe radios kundër seksizmit në mediume.

Hulumtimi lidhur me përfaqësimin e gjinisë në programet televizive përbëhet prej dy analizave – njëra për çështjet gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore të emisioneve të informimit ditor, të televizioneve në nivel nacional, kurse tjetra për mënyrën e prezantimit dhe pasqyrimit të grave dhe burrave në reklama.

Konstastimet e hulumtimit tregojnë se temat që mund të përpunohen në aspekt gjinor nuk njihen nga gazetarë(e)t dhe nga shtëpitë televizive, ndërsa çështjet dhe temat gjinore kanë nivel të ulët të përfaqësimit në edicionet e informimit ditor. Burrat, si bartës të funksioneve të larta publike, paraqiten në materiale të ndryshme në nivel të edicioneve ditore të lajmeve, më së shpeshti në rolin e bashkëbiseduesve, kurse vazhdon edhe trendi i përdorimit të gjinisë gramatikore mashkullore si universal në prezantimin e profesioneve dhe funksioneve. Në përgjithsi, mediumet, temat në lidhje me gjinië trajtohen në mënyrë neutrale, por vërehet edhe një trend pjesërisht pozitiv atje ku numri i redaktoreve është më i madh. Në aspekt të reklamave, duket se ka një barazim të caktuar në drejtim të përfaqësimit të burrave dhe grave aktorë(e), ndërsa në drejtim të narratorëve ka një dominim të dukshëm të zërit mashkullor te spotet vendase por edhe te ato nga jashtë.

Në kuadër të fushatës medatike “Seksizmit nënçmon” u prezantuan dy spote televizive dhe një për radio, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së publikut edhe te punëtorët mediatik për rëndësinë e barazisë gjinore dhe tejkalimit të paragjykimeve dhe stereotipeve gjinore. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për fushatë me interes publik, Agjencia pret që mediumet t’i emetojnë falas në programet e tyre.

 

 

Spotet e TV dhe të radios janë të publikuar edhe në kanalin YouTube të Agjencisë dhe të njëjtat mund të shihen edhe në këto linke:

TV spoti 1 – Seksizmi nënçmon!  

TV spoti 2 – Seksizmi nënçmon!   

Spoti i radios -Seksizmi nënçmon!



Accessibility

Accessibility