Agjencia realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj ONE.VIP

image_pdfimage_print

Shkup, 09.11.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore ndaj punës së Shoqërisë për shërbime komunikuese ONE.VIP SHPK Shkup, lidhur me disa dispozita të LSHMAA – mbrojtja e personave të mitur; përdorimi i gjuhës; ritransmetimi i shërbimeve programore të radiodifuzerëve vendas vetëm në zonën e shërbmit për të cilën radiodifuzerët kanë leje për emetim të radios dhe TV si dhe në bazë të të drejtave të rregulluara autoriale dhe të drejtave të përafërta, në pajtim me Ligjin për të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta.

Me mbikëqyrjen e realizuar programore është konstatuar se operatori në kundërshtim me LSHMAA, për shfrytëzuesit e vet i ritransmeton shërbimet programore Duck TV, BNT, Fashion TV, Bloomberg, France 24, CMC, Jugoton, ELTA, ELTA 2, Atlas TV, RTL – kroatisht, RTL 2 – kroatisht, RTL living – kroatisht и RTL Kockica – kroatisht, të cilat nuk janë të përfshirë me vërtetimet për regjistrimin e shërbimeve programore të lëshuara nga Agjencia.

Raportin mund ta merrni në këtë link:

  ONE.VIP SHPK Shkup



Accessibility

Accessibility