Agjencia realizoi takimin e katërt publik për vitin 2018

image_pdfimage_print

Shkup, 26.12.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi takimin publik të katërt dhe të fundit për vitin 2018 në të cilin drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet e tremujorit të kaluar, që janë realizuar në pajtim me Planin vjetor të punës

së Agjencisë – mbikëqyrjet e realizuara ndaj radiodifuzerëve, botuesve të mediumeve të shtypit dhe operatorëve të rrjetit elektronik të komunikimit publik, ofruesve të ASHMA me kërkesë, masat e shqiptuara të vërejtjes, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin risitë nga Direktiva e rishqyrtuar evropiane për shërbime mediatike audiovizuele, e cila ka hy në fuqi më 18 dhjetor, të cilën vendet anëtare të Bashkësisë Evropiane duhet ta implementojnë në legjislaturat e tyre nacionale. Direktiva e rishqyrtuar, parasheh ndryshimet në pjesën e komunikimeve komeciale audiovizuele, limitet për reklamim, sponsorisim, plasimin e prodhimeve dhe teleshopingut. Me të forcohen rregullat për respektimin e obligimit për mbrojtjen nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes, integritetin dhe pavarësinë e përgjegjësisë redaktuese për programet dhe shërbimet. Në aspekt të arsimimit mediatik, rekomandimet për aktivitetet duhet të orientohen drejt aftësimit të qytetarëve për mendim kritik, që janë të domosdoshme për të gjykuar lidhur me çështjet dhe dallimin e tyre si mendim dhe fakt.

Në takim u prezantuan të dhënat për hulumtimin e çështjeve gjinore dhe për mënyrën e prezantimin e burrave dhe grave në konceptet dhe përmbajtjet programore në mjetet e informimit publik pët vitin 2018. Hulumtimi ku është prezantuar gjendja me përfaqësimin e gjinisë dhe temave gjinore në ekran, por edhe prapa tij, te personat përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e politikës redaktuese të mediumeve në formë të publikimit do të botohet në gjuhën maqedonase, shqime dhe angleze.

Në fund u promovuan edhe infografikët ku janë pasqyruar rezultatet e hulumtimit të Agjencisë, e që kanë të bëjnë me rezultatet e hulumtimit të publikut për shfaqjen e bashkësisë LGBTI në mediume gjatë vitit 2017, si dhe për prezantimin e programeve për fëmijë në televizionet nacionale sipas strukturës së zhanrit, vendit të prejardhjes, përfaqësimit të programeve për fëmijë në programin e përgjithshëm javor dhe kategorizimin dhe sinjalizimin e tyre. Të dy infografikët e veçantë, me qëllimi të jenë në dispozicion më të gjërë te qytetarët, Agjencia i botoi në gjuhën maqdonase, shqipe dhe angleze.

Prezantimet e takimit të katërt publik mund të merren në këto linke:

Aktivitetet e realizuara sipas programit vjetor për punëne Agjencisë – tremujori i katërt për vitin 2018

d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë

Risitë në direktivën për shërbime mediatike audiovizuele – Rregullat për televizionet

m-r Emilija Janevska

Gjinia në Televizionet në vitin 2018: Prapa ekranit dhe në ekran

Marina Trajkova

Programi për fëmijë në televizionet nacionale

Viktor Stojkov



Accessibility

Accessibility