Agjencia shqiptoi masën e vërejtjes ndaj TV Alsat-M dhe TV Telma

image_pdfimage_print

Shkup, 16.04.2018. – Në bazë të mbikëqyrjes së rregullt administrative dhe shkeljes së konstatuar të obligimit për publikimin e impresumit, Agjencia e shqiptoi masën e vërejtjes ndaj TV Alsat-M. Me mbikëqyrjen është konstatuar se TV Alsat-M në kuadër të shërbimit të vet programor, në një pjesë të programeve të emetuara më 2 mars 2018, nuk ka publikuar të dhënat që është e obliguar për ti publikuar në vend adekuat për secilën përmbajtje të shërbimit programor.

Masa e vërejtjes është shqiptuar edhe kundër TV Telma, për shkak të mosrespektimit të obligimit për mbrojtjen e personave të mitur nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimi e tyre fizik, psikik ose moral, gjatë emetimit të serialit “Pabllo Eskobar, zotëriu i të keqes” më 2 mars 2018.

Masat e shqiptuara mund të merren në këto linke:

ТV Аlsat – М

ТV Теlma



Accessibility

Accessibility