04.07.2012 – KRD dhe FSHIIK nënshkruan memorandum bashkëpunimi

SHKUP, 4.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) dhe Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) i universitetit “Kiril e Metodij” nga Shkupi nënshkruan memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është përparimi i bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve, sidomos në pjesën e futjes së televizionit digjital pas ndërprerjes së transmetimit analog të përmbajtjeve televizive, e paraparë kjo për mesin e vitit 2013.[…]

13.06.2012- KRD i merr lejen Televizionit A2 shkaku i formatit të paplotësuar

SHKUP, 13.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që, edhe përkundër dhënies së disa afateve për ta harmonizuar punën me Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe me kushtet e lejes, shoqata radiodifuzive tregtare satelitore Televizioni A2 nuk e harmonizoi programin konform lejes që ka marrë, pas së cilës mbi bazë të nenit 63 të Ligjit KRD i mori lejen SHRT Televizioni A2.[…]

07.06.2012-KRD ka organizuar debatin me temë: “Mbrojtja e publikut minoren: krijimi i përmbajtjeve cilësore për fëmijët“

SHKUP, 7.6.2012 – Redaktorë nga shtëpitë më të mëdha televizive në vend, përfaqësues nga producentët e pavarur, nga Instituti Maqedonas për Media (MIM), Ambasada e Parë e Fëmijëve-Megjashi, Organizata e Konsumatorëve dhe nga organizata joqeveritare e institucione publike të tjera  nga sfera e mbrojtjes së fëmijëve, sot në Këshillin e Radiodifuzionit (KRD) morën pjesë në debatin kushtuar mbrojtjes së publikut minoren.

[…]



Accessibility

Accessibility