Filloi monitorimi e informimit mediatik të radiodifuzerëve gjatë procesit zgjedhore

image_pdfimage_print

Shkup, 09.02.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga sot fillon me monitorimin e informimit mediatik të radiodifuzerëve gjatë procesit të zgjedhor. Monitorimi do të zbatohet në pajtueshmëri me  Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor gjatë proceseve zgjedhore  nëpërmjet serviseve programore të radios dhe televizioneve gjatë proceseve zgjedhore nga data 07.02.2019.

Të gjitha televizionet dhe radiot të cilat do të transmetojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, janë të detyruar në afat prej pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve ti rregullojnë dhe ti dërgojnë çmimoret, me çka çmimi për sekondë për program të paguar politik nuk do ta kaloje çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në 3 muajt e fundit, përpara shpalljes së zgjedhjeve. Çmimoret duhet të dërgohen deri te: Agjencia, Komisioni shtetëror Zgjedhor, Zyra Shtetërore e Revizionit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Kodit Zgjedhor, radiodifuzerët janë të detyruar deri në fillimin e  fushatës zgjedhore më së paku dy here ti transmetojnë çmimoret për program të paguar politik në programet e tyre. Gjtë procesit zgjedhor nuk është e lejuar ndyshimi I çmimores.

Në ueb faqen e Agjencisë është krijuar baner i veçantë dedikuar zgjedhjeve 2019, në të cilin mund të shihen Kodi Zgjedhor, Metodologjia për monitorim  dhe linku deri te formulari për parashtrimin e parashtresave për të gjithë qytetarët dhe subjektët juridik të cilët do të kenë vërejtje ndaj informimit të mediumeve.
Këtu Agjencia do ti publikoje edhe raportet nga të gjithë shkeljet e kontstatuara të Kodit Zgjedhor në bazë të të cilave procedurat për kundërvajtje do të iniciohen në gjykatat kompetente. Përveç gjuhës maqedonase, ky baner funksionon në gjuhën shqipe dhe angleze.



Accessibility

Accessibility