Gazetarëve t’u mundësohet punë pa pengesa

Shkup, 02.02.2018. –  Në lidhje me reagimin e djeshëm të TV 21 se një gazetar i tyre ka qenë i penguar të parashtrojë pyetje në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e potencon domosdoshmërinë që gazetarët të mund ta kryejnë punën e tyre pa pengesa, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje me interes publik.

Roli i mediumeve dhe transparenca e institucioneve ndaj tyre është me rëndësi kyçe për shoqëritë demokratike bashkëkohore, sepse vetëm në atë mënyrë mundësohet hapja dhe pjesmarrja në debate më të gjëra publike, krijimi i lirë i mendimit publik si dhe formimi i qëndrimeve kritike.



Accessibility

Accessibility