GJINA NË PROGRAMET TELEVIZIVE

image_pdfimage_print

Gjinia dhe mediumet

Në pajtim me Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave nga viti 2012, Agjencia për shërbimie mediatike audio dhe audiovizuele përpilon analiza të trajtimit që e marrin çështjet gjinore gjatë emisioneve ditore-informative si deh të mënyrës se si gratë dhe burrat janë të prezantuar në programet e shërbimeve nacionale televizive në Republikën e Maqedonisë. Në pajtim me ligjin e njëjtë, Agjencia një herë brenda vitit parashtron raport deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë lidhur me mënyrën e prezantimit dhe shfaqes së grave dhe burrave si dhe për çështjet gjinore në konceptet dhe përmbajtjet programore të radiodifuzerëve.

Nga viti 2013 së këndejmë, Agjencia i kushton rëndësi të veçantë çështjeve gjinore. Më 11 nëntor 2013, është mbajtur mbledhje publike kushtuar gjinisë dhe mediumeve. Në muaj më pas është realizuar  рunëtori për forcimin e kapaciteteve të profesionistëve mediatik për çështjet e barazisë gjinore.

Në vitin 2014 është realizuar  debati  “Të kuptuarit kritik të mediumeve – gjinia, të rinjtë, arsimimi mediatik”.

Zakonisht, Agjencia i prezanton   publikisht  rezultatet e analizave të realizuara vjetore lidhur më çështjet gjinore.

================================================================================================

Promovohen publikimet që i botoi Agjencia e që kanë të bëjnë me gjininë në programet televizive

Më 28 mars, në kuadër të takimit të parë publik për vitin 2018, Agjencia i promovoi publikimet që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në programet televizive. Përmbledhja me hulumtimet vjetore që flasin për praninë dhe prezantimin e gjinive në programet e televizioneve nacionale në periudhën nga 2012-2016, është botuar në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Publikimi përmban pesë hulumtime dhe një meta-analizë që i tregon trendet në aspekt të gjinisë dhe mediumeve.

Në këtë event u promovua edhe publikimi për gjinië në programet televizive në vitin 2017 , e cila përbëhet prej dy analizave prej të cilave njëra tregon se nëse, sa dhe në çfarë mënyre janë të pranishme çështjet gjinore, kurse tjetra jep pasqyrën për mënyrën se si janë prezantuar gjinitë në mediume. Analizat në këtë publikim, gjithashtu janë në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

==================================================================================================

Mjete të reja për barazinë gjinore në mediume

  Në kuadër të insistimit të profesionistëve mediatik dhe faktorëve tjerë të interesuar që vazhdimisht t’u sigurohen mjete për ngritjen e vetëdijes për rolin e mediumeve në arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave, Agjencia e përktheu në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe Rekomandimin për barazi gjinore në sektorin audiovizuel që u miratua nga Këshilli i Evropës në shtator 2017.

Rekomandimin CM/Rec(2017)9 nga Komiteti i ministrave deri te vendet anëtare, në lidhje me barazinë gjinore në sektorin audiovizuele mund të merret në këtë link.

 

=================================================================================================

Аnalizat për gjinië në programet televizive

Аnalizat e strukturës së të punësuarve në industrinë audio dhe audiovizuele

Ankesat dhe parashtresat në lidhje me barazinë gjinore

Dokumentet relevante evropiane

Raportet e koordinatorit për mundësi të barabarta



Accessibility

Accessibility