Mbikëqyrje e rregullt programore ndaj TV Art Çannel, TV KOMPANI 21-M, Televizija Nova dhe TV Shenja

image_pdfimage_print

Shkup, 13.04.2018 – Agjencia realizoi një mbikëqyrje të rregullt programore ndaj TV Art Çannel, TV KOMPANI 21-M, Televizija Nova dhe TV Shenja në lidhje për obligimet për mbrojtjen e personave të mitur nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik ose moral, pë rregullat për emetimin e komunikimeve komerciale, për obligimet gjatë sigurimit të kuizeve ose formave tjera të pjesmarrjes me shpërblime, përdoriin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar ose votimit telefonik dhe për emetimin e lojrave të fatit.

Me mbikëqyrjen është konstatuar se më 13 mars, në programin e TV Kompani 21-M, promocionet e serialeve “Kalbimdeki” dhe “Kara Sevda” janë emetuar pa sinjalizim paralajmërues për mbrojtjen e personave të mitur, ndërsa seriali “Avenida Brazil” është emetuar në periudhë joadekuate kohore të ditës.

Në programin e TV Art Çannel më 14 mars, seriali “72 Hours true crime” është emetuar në kohë joadekuate pa sinjalizim paralajmërues. Me sinjalizimin për mbrojtjen e personave të mitur nuk janë shuënuar as edhe njoftimet promovuese për serialet “Friends” dhe “The story of Tracy Beaker”.

Raportet mund të merren në këto linke:

ТV Аrt Çannel – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 13.04.2018
ТV Коmpani 21-M  – (neni  50 paragrafi 3, nenet  53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni  52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 13.04.2018
ТV Nova – (neni  50 paragrafi 3, nenet  53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni  52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 13.04.2018
ТV Shenja  – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 13.04.2018



Accessibility

Accessibility