Promovohet publikimi “Trupat rregulluese për mediume dhe gjuha e urrejtjes”

image_pdfimage_print

Shkup, 12.04.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMA) sot në konferencën me temë “Gjuha e urrejtjes në mediume”  e promovoi publikimin “Trupat rregulluese për mediume dhe gjuha e urrejtjes”, në të cilën janë shprehur përvojat dhe praktikat e rregullatorëve nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Siç deklaroi drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, në publikimin janë mbledhur të dhëna komparative për legjislaturën në lidhje me gjuhën e urrejtjes nga secili vend, kompetencat e trupave rregulluese, mënyra e veprimit dhe shembuj karakteristik.

– Me rënsdësi ishte që të kontekstualizohet e tërë kjo në diskursin në të cilin – gjuha e urrejtjes flitet në suaza botërore, të nxirren konkluzione nga e kaluara dhe, gjithsesi, të jepen rekomandimet për të ardhmen – theksoi, Trajçevski.

Shembuj konkret për ballafaqimin me këtë çështje u prezentuan nga ana e Emilija Petreska Kamenjarova, nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Asja Roksha – Zubçeviq nga Agjencia rregulluese për komunikimiet nga Bosnje e Hercegovina dhe Stanisllav Bender nga Agjencia e mediumeve elektronike të Kroacisë.

Në konferencë, u fol edhe për stereotipet, diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj romëve dhe bashkësisë LGBTI. Kryetari i Qendrës zhvillimore edukative dhe mediatike të romëve të rinj – Asociacioni “24 Vakti”, Bajram Ramadan i prezantoi konstatimet për informimin në lidhje me romët, në mediumet e Maqedonisë, që nuk janë publikuar në këtë përmbledhje “Fotografia për romët: Gjuha e urrejtjes, anticiganizmi dhe mediumet”, kurse Sllavço Dimitrov nga Koalicioni “Margini” i prezantoi rezultatet e hulumtimit për qëndrimet e publikut në lidhje me prezantimin e personave të LGBTI në programet e radios dhe televizionit, e që është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Koalicionit dhe Agjencisë.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i ekspertizës gjyqësore dhe shprehjes së mediumeve në Evropën Juglindore (JUFREX)”, që së bashku e zbatojnë Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.



Accessibility

Accessibility