Qasje deri te mediet për personat me pengesa në shqisa

image_pdfimage_print

Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”

Israzuvanje med.pismenostNë tremujorin e katërt të vitit 2016 përfundoi Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat”, që është paraparë me Programin trevjeçar për sigurimin e qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa, e që është miratuar në vitin 2015. Rezultatet e këtij hulumtimi u prezantuan në takimin e katërt publik të Agjencisë, që u realizua më 29 dhjetor 2016.

Për qëllimet e këtij hulumtimi u përpilua Pyetësor lidhur me atë se sa dhe çfarë ofertash  kanë programet televizive që janë të dedikuara për personat me pengesa në shqisa, e që i njëjti u dërgua deri te të gjitha shërbimet televizive. Gjithashtu, u realizuan intervista me përfaqësuesit e organizatave që i prezantojnë personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, si dhe me organizata të tjera relevante.

Prezantimi i tërë hulumtimit “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar – nevojat dhe ofertat” mund të merren në linket e mëposhtme:

– Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, nevojat dhe ofertat (prezantimi)

Hulumtimi “Qasja deri te programet e radiodifuzerëve për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, nevojat dhe ofertat” 

Procedura për komunikim me qytetarë që kanë ndonjë lloj dhe shkallë të pengesave 
Në kuadër të projektit “Administratë e qasshme për personat me handikap”, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele miratoi Procedurën për komunikim me qytetarët, me një lloj të caktuar të pengesave… më shumë
Programin për sigurimin e qasjes deri te mediet për personat me pengesa të shqisaveAgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është e përkushtuar ndaj largimit të barrierave që i pengojnë personat me pengesa në shqisa që të qasen deri te informatat dhe ti përdorin shërbimet audiovizuele që janë në dispozicion për shumicën e qytetarëve në Maqedoni…më shumë

Për komunikim me qytetarët me pengesa në shqisa klikoni këtu

 



Accessibility

Accessibility