Radiodifizeri

image_pdfimage_print

Radiodifuzerët

Sektori mediatik në Republikën e Maqedonisë përbëhet nga tre segmente: (1) servisi publik (Radiotelevizioni i Maqedonisë), (2) televizionet dhe radiot komerciale dhe (3) radiot joprofitabile.

Emetimi i radios dhe televizionit mund të bëhet vetëm në bazë të lejes, që e jep Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Periudha e vlefshmërisë së lejeve për emetim televiziv ose të radios është nëntë vite me mundësi për vazhdimin e saj, gjithashtu për 9 vite.

Për momentin kemi gjithësejt 124 radiodifuzerë, prej të cilëve 54 televizione dhe 70 radio. Prej televizioneve, 14 emetojnë program në nivel shtetëror (5 përmes multipleksit, 5 pëmes operatorëve kabllor dhe 4 përmes satelitit); 19 në nivel rajonal (10 përmes multipleksit dhe 9 përmes operatorëve kabllor) dhe 21 televizione lokale (përmes operatorëve kabllor).

Prej radiove, 4 emetojnë program në nivel shtetëror, 17 në nivel rajonal (prej të cilave një është joprofitabile) dhe 49 në nivel lokal (2 janë joprofitabile).

Agjencia realizon mbikëqyrje të punës së radiodifuzerëve në më shumë aspekte: Mbrojtjen e publikut të mitur, reklamimit, sponsorisimit, plasimit të prodhimeve, obligimeve për emetimin e muzikës si dhe për programet e krijuara burimore…

Për çdo mbikëqyrje të realizuar përpilohet raport. Nëse konstatohet shkelje, radiodifuzerit i shqiptohet masa e vërejtjes, respektivisht nëse vazhdon me përsëritjen e të njëjtës shkelje ligjore, gjatë vitit i shqiptohet procedurë për kundërvajtje, para gjykatës kompetente.

 

TELEVIZIONET

RАDIOT



Accessibility

Accessibility