Shpenzimet e drejtorit të Agjencisë për gjysmën e dytë të vitit 2018

image_pdfimage_print

Shkup, 04.01.2019. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me përpjekjet për transparencë dhe llogaridhënie, e njofton opinionin lidhur me shpenzimet e drejtorit të Agjencisë d-r Zoran Trajçevski për periudhën nga 1 korriku e deri më 31 dhjetor 2018.

Drejtori Trajçevski, gjatë realizimit të funksionit të tij në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka bërë shpenzime në shumë të përgjithshme prej 294.742,00 denarë edhe atë në këto pika:

  1. Gjatë udhëtimeve jashtë vendit – 192.430,00 denarë prej të cilave:
  • për bileta aeroplani – 102.857,00 denarë dhe
  • për akomodim hotelerik – 89.573,00 denarë.
  1. Shpenzime për reprezentacion në Republikën e Maqedonisë – 83.040,00 denarë prej të cilave:
  • shërbime hotelerike me përfaqësues të trupave rregullator mediatik nga rajoni – 40.100,00 denarë dhe
  • shërbime hotelerike me përfaqësues diplomatik dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore – 42.940,00 denarë.
  1. Për telefonin celular zyrtar – 19.272,00 denarë.

Njëkohësisht, rikujtojmë se Agjencia jep llogari për punën e vet në formë të raporteve vjetore edhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Të njëjtat publikohen edhe në ueb faqen e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility