U mbajt seanca publike me temë “ Gjinitë dhe mediat”

image_pdfimage_print

 

Shkup, 11.11.2013– Këshilli i radiodifuzionit e mbajti seancën publike me temë “ Gjinitë dhe mediat”. Seancën fillimisht e hapi Kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Dr. Zoran Trajçevski , ndërsa të pranishmit i përshëndetën edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar përBarazinë eGrave dhe Burrave Mr. Liljana Popovska.

Në seancë morën pjesë subjekte të cilat kanë rol aktiv në promovimin e përparimit e barazisë midis grave dhe burrave në shoqërinë e Maqedonisë – themeluesit e Strategjisë Kombëtare për barazi gjinore 2013-2020, përfaqësues nga Parlamenti i RM-ës, nga Delegacioni i EU-së në Shkup, nga Organizatat Joqeveritare dhe mediat.

Në seancë u prezantuan gjetjet nga hulumtimi i trajtimit të grave dhe burrave dhe mënyra në të cilën gratë dhe burrat janë treguar dhe përfaqësuar në programet e transmetuesve, ndërsa u promovua edhe një pjesë e veçantë nga Ueb faqja e Këshillit të radiodifuzionit e cila u kushtohet gjinisë dhe mediave, nëpërmjet së cilës qytetarët do të mundë të dërgojnë ankesa për rregullatorin, ndërsa mediat do të kenë qasje deri tek Udhëzuesi i Këshillit të Evropës “Gratë dhe gazetaret në vend të parë: ” Sfidë për profesionistët e mediave që të sigurojnë demokraci në praktikë, kualitet në gazetari dhe ti ndërpresin stereotipet gjinore “ dhe deri tek disa rekomandime dhe rezolucione të cilat Këshilli i radiodifuzionit i përktheu në gjuhen maqedonase.



Accessibility

Accessibility