Njoftim lidhur me takimin e parë publik të Agjencisë – 28.03.2018, drejtëpërdrejt në kanalin e YouTube-s së Agjencisë

When:
March 28, 2018 @ 1:00 pm – 2:30 pm
2018-03-28T13:00:00+02:00
2018-03-28T14:30:00+02:00

Më 28 mars 2018 (e mërkur) me fillim në ora 13, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të realizojë takimin e parë publik për vitin 2018.

Në këtë ngjarje, krahas aktiviteteve të realizuara të Agjencisë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, do të promovohen edhe publikimet e botuara nga Agjencia, e që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në programet televizive – Publikacione të përmbledhura të hulumtimeve vjetore për trajtimin e çështjeve gjinore si dhe për mënyrën e prezantimit të grave dhe burrave në stacionet e televizioneve nacionale (2012 – 2016) si dhe publikimi i gjinisë në programet televizive në vitin 2017.

Në takim do të prezantohen edhe rezultatet e hulumtimit të mendimit të publikut për programet e radios dhe televizionit në Republikën e Maqedonisë.

Ngjarja do të mbahet në hapësirat e Agjencisë, salla e konferencave në katin e dytë.



Accessibility

Accessibility