DEKLARAT PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

 Shkup, 23.01.2020 – Një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Dr. Bujar Osmani, sot për vizitë qëndroi në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në këtë takim u bisedua për kopetencat e Agjencisë me theks të veçantë Kodi Zgjedhor, mediumet dhe roli i tyre në procesin zgjedhor, si dhe obligimet e Agjencisë lidhur me monitorimin e përfaqësimit mediatik.

 Pas takimit, zëvendëskryeministri për çështje evropiane deklaroi se vizita e sotme është në vazhdën e sër takimeve të cilat kanë për qëllim që në këtë proces zgjedhor të ketë më pak surpriza, veçanërisht ku këto dit vendet – anëtare të Uninonit Evropian fillojnë të punojnë në raportin е jashtëzakonshëm për përparimin e vendit, i cili duhet të publikohet në shkurt.

– Zgjedhjet dhe fushata zgjedhore prkojnë me vendimin e fillimit të bisedave. Samiti do të mbahet më 26-mars, në ditën e katërt të fushatës. Ajo që do të ndodh ditët e para të fushatës direkt do të ndikoje në votimin e ministrave të punëve të jashtme dhe kryeministrave të vendeve anëtare për fillimin e negociatave tha Osmani, duke ju faliminderuar trupit rregullator për punën e tijë dhe për atë se numri i shkeljeve nga ana e mediumeve pothuajse është ulur në zero.

 Drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski deklaroi se rregullatori është njëqindpërqind i përgaditur në aspekt teknik, kadrovik dhe administrativ që ti realizoje aktivitetet e tijë gjatë zgjedhjeve ashtu siç i ka realizuar edhe gjatë cikleve të kaluara zgjedhore. Ai shtoi se zbatimi i Kodit Zgjedhor nga ana e Agjencisë do të jetë në nivel të lartë, që si zakonisht notohet edhe nga raportete e OSBE/ODIHR dhe të të gjithë mbikqyrësve. Ai njëkohësisht shprehi besimin se insitucioni do të jetë një nga aktorët pozitiv në shoqëri që do të kontribuojë në një vlerësim pozitiv në raportin e jashtëzakonshëm të përparimit drejt BE-së.



Accessibility

Accessibility