Shkup, 22 mars 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele apelon, në kushte kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të korona virusit, të gjithë mediumeve elektronike, të shtypura dhe online mediumeve – tu mundësohet qasje e barabartë në për raportim.
Duke pasur parasysh nevojën që qytetarët të jenë në kohë, në mënyrë objektive dhe plotësisht të informuar në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe masat e marra nga autoritetet kompetente, institucionet duhet të bëjnë çdo përpjekje për ta bërë punën e tyre më gjithëpërfshirëse dhe transparente. Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe autoriteteve shtetërore të lejojnë të gjitha mediat të kenë qasje në konferencat e tyre për shtyp dhe ngjarje të ngjashme dhe për përgjigjet e të gjitha pyetjeve pa përgjigje në konferencat që do të publikohen në faqet e tyre të internetit.
Në të njëjtën kohë, theksojmë se të gjitha mediat, pa përjashtim, duhet të raportojnë profesionalisht, me përgjegjësi dhe pa sensacionizëm.
Për më tepër, të gjihta online mediumet duhet të kenë publikuar impresum, emrin e autorit të tekstit dhe të dhëna për pronësinë.