Shkup, 18 qershor 2020 – Në lidhje me njoftimin e sotëm të Lëvizjes Besa përmes statusit në Facebook se janë ngritur kallëzime penal kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Kryetarit të Këshillit të Agjencisë për “tejkalimin e kompetencave dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare, duke dashur ta dëmtojnë Lëvizjen Besa , do të donim që ta informojmë opinionin publik, ndërsa BES-ës ti tregjmë, si vijon:
Në Kodin Zgjedhor, saktësisht është e përcaktuar se të drejtë në fushatën zgjedhore kanë vetëm pjesëmarësit në fushatën zgjedhore,, dhe ato janë listat e kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve që konfirmohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Radiofuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) sigurojnë kohë për reklamaim të paguar politik vetëm për pjesëmarrësit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konfirmuar listën e kandidatëve për zgjedhjet që do të mbahen më 15 korrik, sipas të ciliës Lëvizja Besa-Besa është pjesë e Koalicionit Mundemi. Prandaj, duke pasur parasysh që kjo parti nuk kandidon më vete, ajo mund të marrë kohë për reklamim të paguar politik vetëm dhe ekskluzivisht në minutat e dhëna për Koalicionin në fjalë.
Përndryshe, drafti verzioni i udhëzimeve për limitët për reklamim të paguar politik ishte vëvnë për diskutim publik më 3 Mars, dhe deri në miratimin e tij më 15 qershor, Besa nuk kishte paraqitur asnjë vërejtje të vetme. Udhëzimet miratohen njëzëri nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Agjencisë.
Deklaratat për ngritjen kallëzimeve penale nuk mund të kuptohen në ndonjë mënyrë tjetër, përveç si një përpjekje për të bërë presion mbi Agjencinë, veçanërisht para seancës së nesërme kur parashikohet një udhëzim i ri reklamim të paguar politik bazuar në Dekretin e fundit të Qeverisë në lidhje me procesin zgjedhor.
Kjo nuk është përpjekja e parë për presion, veçanërisht në periudha specifike siç janë zgjedhjet. Si më parë, Agjencia do të vazhdojë të veprojë profesionalisht dhe ligjërisht dhe të kujdeset për të siguruar një qasje të barabartë në format e përfaqësimit mediatik të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor dhe nuk do të kënaqë interesat e partive individuale politike.