REZULTATET NGA ENKETAT MUND TË PUBLIKOHEN MË SË VONI DERI MË 9 KORIK

image_pdfimage_print

Shkup, 06.07.2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i rikujton radiodifuzerët se rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020, sipas Kodit Zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, respektivisht më së voni deri në ora 24 më 9 korik 2020.

Gjatë publikimit të rezultateve nga sondazhi i mendimit publik lidhur me pjesëmarësit në procesin zgjedhor, mediumet janë të detyruar ti tregojnë të dhënat për porositësin kush e ka kërkuar dhe e ka paguar sondazhin, institucioninin që e ka realizuar sondazhin, metodologjinë e aplikuar, madhësia dhe struktura e egzemplarit të hulumtuar dhe periudha kur është realizuar sondazhi.

Rezultatet nga sondazhi i mendimit publik të realizuara në ditën e zgjedhjeve nuk mund të publikohen para mbylljes së vendeve të votimit.



Accessibility

Accessibility