MANÇEVSKI TA LEXOJ KODIN ZGJEDHOR

image_pdfimage_print

Shkup, 17 qershor 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele mbrëmë është befasuar nga një status i publikuar në facebook nga ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski gjoja se Agjencia është e politizuar përshkak se ka ngritur procedura për kundërvajtje kundër TV Telma dhe TV Alsat-M për shkeljen e kodit zgjedhor.

Ministri ose nuk e njeh Kodin zghedhor ose si zakonisht, kur është në shprehje Agjencia me të gjitha forcat mundohet që ta deskriditon punën e sajë si ta plotëson agjenden e partiake. Në të kundërt, duhet të dijë se Agjencia nuk është cenzor por vepron në pajtueshmëri me kopetencat ligjore të cilat i jan dhënë për ta monitoruar përfaqësimin mediatik zgjedhor dhe nëse konstaton shkelje të ngrejë procedura për kundërvajtje.

Gjatë heshtjes zgjedhore, mediat, mestjerash, nuk kan të drejtë të emetojnë deklarata nga bartës të funksioneve në organet e qeverisë dhe kjo është strikt e shënuar në Kodin zgjedhor. Një deklaratë e dhënë në cilësinë e një ministri është një deklaratë e mbajtësit të detyrës në organet qeveritare. Aspak nuk diskutohet se informacionet mund të jepen për situatën e korona virusit dhe veprimtaritë e autoriteteve shëndetësore edhe gjatë heshtjes së zgjedhjeve, por jo nga vetë ministri.

Gjithashtu simptomatike është që Ministri Mançevski nuk e konsideron që Agjensia është një cenzor edhe për Shërbimin e Parë Programor të Radio Maqedonisë, kundër të cilit është ngritur procedurë kundërvajtëse për shkeljen e heshtjes zgjedhore. Mbase sepse vepra është kryer duke transmetuar deklarata të Ministrit të Brendshëm Naqe Çulev?

Si deri më tani, Agjencia nuk bën dallime midis partive dhe procedurat kundërvajtëse ishin ngritur për shkak të deklaratave të Venko Filipçe dhe Naqe Çulev. Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje Mançevskit që të lexojë Kodin Zgjedhor përpara se të prezantojë publikisht ose të shkëmbejë mendime. Në të njëjtën kohë, ju mund të lexoni raportet aktuale të OSBE / ODIHR, të cilat rregullisht vlerësojnë punën e Agjencisë ose Deklaratën e Gjetjeve paraprake dhe përfundimet e Misionit të OSBE-së për Vlerësimin e Zgjedhjeve, i cili gjithashtu vëren shkelje të heshtjes zgjedhore të mediave tradicionale.



Accessibility

Accessibility