Shkup, 24 korrik 2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dënon sulmin e djeshëm ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit të portalit Ekonomski Lider, Ljupço Zlatev.
Sulmet ndaj gazetarëve paraqesin kërcënim për lirinë e medias dhe lirinë e informacionit. Çfardo lloj presioni çon në kthimin pas të proceseve demokratike dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane për të cilat ne përpiqemi.
Agjencia ka apeluar në mënyrë të përsëritur që siguria e punonjësve të mediave duhet të garantohet, sepse vetëm atëherë ata do të jenë në gjendje të kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi shoqërore pa pengesa.