PROGRAMET NË MEDIUMET TË JENË TË HAPUR PËR PIKËPAMJE TË NDRYSHME POLITIKE

image_pdfimage_print

Shkup, 23 nëntor 2020  – Lidhur me reagimet e shprehura publikisht se në edicionin informativ ditor të televizionit kombëtar TV Telma mungojnë informacione mbi aktivitetet dhe pikëpamjet e partisë më të madhe të opozitës për çështjet aktuale socio-politike, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kujton se një nga parimet themelore të programimit në të cilën bazohen  programet e radiodifuzerëve është prezantim objektiv dhe i  paanshëm i ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme dhe duke mundësuar formimin e lirë të opinionit publik për ngjarje dhe çështje të caktuara.

Mediat janë të pavarura në krijimin e politikës editoriale, por pluralizmi politik është vital për zhvillimin dhe ruajtjen e shoqërive demokratike. Dhe për këtë shkak mediumet duhet patjetër të jenë të vetëdijshme për rolin dhe përgjegjësinë e tyre në krijimin e opinionit publik, dmth detyrimin ndaj publikut për t’i bërë programet të hapura për pikëpamje të ndryshme politike.



Accessibility

Accessibility