Dita botërore e radios dedikuar egzistimit njëshekullor të këtij mediumi

image_pdfimage_print

Shkup, 12 shkurt 2021 – Nën kujdesin e UNESCO nesër, 13 shkurt, festohet edicioni i 10-të i Ditës Botërore të Radios, e cila nën moton “Bota e re, radio e re” shënon ekzistencën njëshekullore të radios.

Nëntemat e viti të kremtimit janë tiparet kryesore të evolucionit të radios, lidhjes dhe inovacionit. Në 100 vitet e kaluara, radio ka arritur të përshtatet me ritmin e transformimeve shoqërore dhe teknologjike, por edhe me nevojat e dëgjuesve. Pikërisht për shkak të aftësisë së tij për t’u zhvilluar, për t’u lidhur gjatë katastrofave natyrore, krizave socio-ekonomike, pandemitë, etj, si dhe për të qenë i pranishëm kudo, është ende një nga mediat më të përdorura në të gjithë botën.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele përgëzon të gjitha stacionet e radios në vend në Ditën Botërore të Radios dhe i fton ata të bashkohen në festë në një mënyrë të përshtatshme, përmes debateve dhe diskutimeve.



Accessibility

Accessibility