Shkup, 26.04.2021 – Për çfar ju duhet arsmimi mediatik?; Si arsimimi mediatik i referohet arsimit, medias, filmit, bibliotekës; Çfarë do të thotë të jesh gazetar? Përgjegjësia në hapësirën online; Gjuha e urrejtjes; Thashethemet; Komunikimet ndërkulturore – Rrjeti për arsimim mediatik do të përpiqet t’u përgjigjet të gjithë këtyre dhe shumë temave dhe pyetjeve të tjera përmes fushatës së sajë më të fundit në internet që fillon sot.
Për dhjetë javët e ardhshme, çdo ditë pune, do të ndahet nga një poster me informacion në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për nevojën e përdorimit kritik të mediave dhe përmbajtjes mediatike. Fushat hap dy kanale të reja për komunikimin e Rrjetit me qytetarët përmes Twitter @MediumPismenost dhe në Instagram @mrezazamediumskapismenost, dmth posterat do të publikohen përmes tyre, si dhe përmes faqes në Facebook të Rrjetit @MrezaZaMediumskaPismenost.
Fushata është realizuar me rastin e përvjetorit të katërt të krijimit të Rrjetit, i cili u themelua zyrtarisht më 27 Prill 2017, me iniciativë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, prej 35 anëtarësh (institucione, organizata të shoqërisë civile) , institucione arsimore dhe media), dhe tani ka 63 anëtarë.
Na ndiqni në www.mediumskapismenost.mk!