Njoftim për hapjen publike të aplikimit për pjesëmarrje në konkursin publik

image_pdfimage_print

Shkup, 23 korrik 2021г. –Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,në seancën e 11-të mbajtur me 21.04.2021, solli Vendim për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e licencave për radiotransmetim të shërbimit programor  në nivel lokal, në rajonin e komunës së Novo Sello UP1 nr.08-233 nga 22.04.2021 (shpallur me 23.04.2021 në” Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”,nr.90/21).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte 22.07.2021. Aplikimet e paraqitura në këtë konkurs, duhet të hapen publikisht ,një javë pas afatit të fundit për dorëzimin e tyre.

 Hapja publike për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrjen në konkursin publik në përputhje me pikën 13-të me vendim të mësipërm, do të mbahet më 29.07.2021, e enjte në ora 13:00, në Selinë e Agjencisë, Pallati” Panko Brashnarov” rruga „Makedonija“nr.38, Shkup, përmes së cilës Agjencia  do të marrë përsipër të gjitha masat e sigurisë, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së RMV-ës dhe Protokoleve të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për të parandaluar futjen dhe përhapjen e Koronavirusit COVID-19 të disponueshëm në  linkot.



Accessibility

Accessibility