Shkup, 28 tetor 2021 –Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele informon transmetuesit se fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale zgjat deri në orën 24:00 të datës 29 tetor 2021 .Nga 30 tetor deri në orën 19:00 të datës 31 tetor zbatohen rregullat për heshtjen zgjedhore.
Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor,por ndalojnë të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor në media, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Sipas Kodit zgjedhor, transmetimi i çdo informacioni konsiderohet shkelje e heshtjes zgjedhore, fotografi,materiale audio dhe audiovizuele në lidhje me pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që janë të hapura ose të fshehura në funksion të ndonjë kampanje dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesit,të dhëna ku mund të zbulohet identiteti i subjektit politik dhe /ose individët e përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit,si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.