Thirrje për të gjithë përfaqësuesit e autorizuar për të lidhur kontrata riemetimi të serviseve programore përmes rrjeteve të komunikimeve publike

Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë, mbi bazë të kalendarit të aktiviteteve, parashikuar me Programin nacional për adoptimin e së drejtës së Bashkimit Evropian 2011, shpall këtë:
T H I R R J E

 

THIRREN:
1. Të gjithë përfaqësuesit e autorizuar për të lidhur kontrata riemetimi të serviseve programore përmes rrjeteve të komunikimeve publike (operatorë kabllorë, operatorë IPTV, operatorë DVB -T dhe operatorë DTH  dhe të gjithë përfaqësuesit e autorizuar të të drejtave filmore, sportive e të të drejtave të tjera mbi bazë të përmbajtjeve që emetohen në serviset programore të radiopërhapësve vendorë), TË PARAQITEN  në Këshillin e Radiodifuzionit të Republikës së Maqedonisë, më së voni deri më 31.3.2011, për t’i vënë në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar për të lidhur kontrata riemetimi të serviseve programore në rrjetet e komunikimeve publike dhe në regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar të të drejtave filmore, sportive e të tjera mbi bazë të përmbajtjeve që emetohen në serviset programore të radiopërhapësve vendorë.
2. Regjistrat do të kenë karakter evidentues (jonkonstitutiv) dhe të dhënat që do të jenë aty do të publikon në ueb-faqen e Këshillit të Radiodifuzionit, në funksion të lehtësimit të komunikimit midis këtyre përfaqësuesve dhe operatorëve të rrjeteve të komunikimeve publike dhe radiopërhapësve vendorë dhe rregullimin e të drejtave të autorit e të të drejtave të ngjashme nga ana e operatorëve të rrjeteve të komunikimeve publike dhe radiopërhapësve vendorë.
3. Çdo përfaqësues i autorizuar fletëparaqitjes duhet t’i bashkëngjet: vendimin e regjistrimit të Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë dhe të dhënat për drejtuesin e personit juridik, selinë, numrin e telefonit, adresën imejl dhe ueb (nëse është person juridik); ose autorizimin a ndonjë dokumentacion tjetër përkatës si dëshmi e së drejtës së përfaqësimit dhe të dhënat për adresën zyrtare, telefonin, adresën imejl dhe ueb (nëse është person fizik).
KËSHILLI I RADIODIFUZIONIT I RM



Accessibility

Accessibility