KRD pati takime me TV Sitel dhe TV Alsat-M në lidhje me emetimin e serialit “Lugina e ujqve”

SHKUP, 28.12.2011 – Në KRD sot u mbajtën takime me përfaqësuesit e TV Sitel dhe TV Alsat-M në lidhje me emetimin e serialit “Lugina e ujqve”, me qëllim mbrojtje më efektive të publikut minoren. KRD ndërmendi se për shkak të dhunës së tepruar ky serial patjetër duhet të emetohet pas orës 22:00, përkatësisht duhet të kategorizohet si „përmbajtje që nuk rekomandohet për fëmijë nën moshën 16 vjeç”.

E njëjta vlen edhe për emetimin e reprizave të këtij seriali, të cilat i nënshtrohen kategorizimit të njëjtë programor. KRD do të tolerojë emetimin e reprizave edhe para orës 22:00 vetëm nëse radiopërhapësi, pas pajtimit paraprak me producentin e serialit,  intervenon në përmbajtje, në reduktimin e pamjeve me dhunë.

Takimin me përfaqësuesit e TV Sitel dhe TV Alsat-M e inicoi KRD pasi që gjatë monitorimit të rregullt konstatoi që ky serial nga aspekti programor patjetër duhet të kategorizohet “për publik 16+” dhe mbi bazë të parashtresave të qytetarëve në lidhje me përdorimin e tepruar të dhunës, që mund të shprehet dëmshëm në zhvillimin psikik, fizik dhe moral të publikut minoren. Të dy radiopërhapësit i pranuan ndërmendjet e KRD-së.



Accessibility

Accessibility