1

03.04.2012 – Përfaqësues të KRD japin kontribut aktiv në konferencën “Kultura e debatimit, liria e shprehjes dhe media të pavarura

OHËR, 3 prill 2012 – Përfaqësues të mediave, nga Këshilli i Radiodifuzionit, si trup rregullator për media elektronike, nga shoqatat profesionale të gazetarëve, ekspertë të huaj nga rregullacioni mediatik, sot në Ohër marrin pjesë në konferencën “Kultura e debatimit, liria e shprehjes dhe media të pavarura“, të cilën bashkërisht e organizojnë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe fondacioni gjerman “Konrad Adenauer “.

Anëtari i Këshillit të Radiodifuzionit, mr. Zoran Trajçevski, duke u ndalur në sfidat e rregullacionit mediatik,  theksoi: „Edhe pse Ligji për veprimtari radiodifuzive nuk është shumë i vjetër, për shkak të natyrës dinamike të sektorit mediatik ai duhet të reformohet. Sfida kryesore – që dua ta përmend këtu – është aplikimi i shërbimeve televizive digjitale“.

Teknologjitë e reja, që paraqiten në tregun mediatik, ofrojnë mundësi që edhe më shumë të përparojë liria e shprehjes dhe liria e mediave: „Pa dyshim që këtij zhvillimi të teknologjive dhe të tregjeve konvergjente i nevojitet një kornizë rregullatore moderne dhe dhe fleksibile. Në këtë kontekst, patjetër duhet të mendohet për reformimin e rregullave për koncentrim sipas boshtit horizontal, duke iu mundësuar kompanive mediatike që të rriten në mënyrë organike përmes zhvillimit të shërbimeve mediatike audio-vizive komplementare “ – shtoi Trajçevski.

Në konferencë, e cila mbaron nesër, kontribut aktiv në diskutim jep edhe anëtari i KRD Zamir Mehmeti, ndërsa merr pjesë dhe udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim Evropian e Ndërkombëtar i KRD, mr. Borçe Manevski.