15.6.2012 –Mbyllet me sukses debati publik për të ardhmen e rregullacionit mediatik

Mbi  80 përfaqësues mediash, institucionesh shtetërore dhe të sektorit civil morën pjesë në debatin publik për të ardhmen e rregullacionit mediatik dhe për rregullacionin e mediave të reja, organizuar nga Këshilli i Radiodifuzionit (KRD).

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediave, kryetari i KRD, Zoran Trajçevski, theksoi mundësitë e reja për zhvillimin e mediave klasike në sferën e teknologjive të reja si shans për pasurimin cilësor të pluralizmit mediatik: „Mundësitë e reja të distribuimit të përmbajtjeve audio-vizive janë shans për të rritur dhe për të përparuar bizneset tuaja mediatike. Nuk mund të presim media që nuk kanë financim stabil, që gjëllijnë nga një fushatë zgjedhore në tjetrën, që në mënyrë cilësore t’i kontribuojnë pasurimit të pluralizmit mediatik. Kjo është vetëm lëbyrje. Vendit tonë i duhet forum mediatik cilësor për shkëmbim idesh dhe qëndrimesh, e jo media që janë biznese shoqëruese dhe kuazi-kompani reklamash të bizneseve kryesore të padronëve mediatikë.“

 

Sundimi i së drejtës është një nga shtyllat bartëse të shoqërive demokratike. Zbatimi joselektiv i ligjeve është obligim i KRD-së si trup rregullator – porositi Trajçevski, duke i siguruar radiopërhapësit: „Ne si trup rregullator e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë kushte për të punuar, që t’ju ndërmendim, që t’ju edukojmë, që t’ju mbështesim…Të gjithë duhet ta kemi të qartë se sundimi i së drejtës dhe implementimi i saj joselektiv shquajnë botën prosperuese.“

Më tej, gjatë debatit, me detaje u shqyrtua rregullacioni i reklamimit dhe reforma që parasheh Direktiva për shërbime mediatike audio-vizive e BE-së.
Lëndë diskutimi ishin edhe çështjet se mediat e reja dhe shërbimet mediatike jolineare a kanë nevojë për rregullacion, çfarë duhet të jetë ai dhe si të ruhet dhe të kultivohet pluralizmi mediatik në këtë rreth mediash të reja.

Dokumente për t’u marrë:

Fjalim i kryetarit Zoran Trajçevski
Prezantim i reformës së rregullacionit për komunikimet komerciale
Prezantim i rregullacionit për mediat e reja
Prezantim i koncentrimit mediatik në një rreth mediash të reja



Accessibility

Accessibility