04.07.2012 -KRD dhe FSHIIK sot do të nënshkruajnë memorandum për të bashkëpunuar në futjen e televizionit digjital

SHKUP, 4.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) dhe Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) sot, 4 korrik, do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, shoqëruar me një konferencë për shtyp në orën 12:30 në sallën e mbledhjeve të KRD.

Memorandumi ka për qëllim të përparojë bashkëpunimin midis KRD dhe FSHIIK sidomos në pjesën e futjes së televizionit digjital dhe të ndërprerjes së transmetimit analog të përmbajtjeve televizive, që parashihet të bëhet kah mesi i vitit 2013. Kryetari i KRD, mr. Zoran Trajçevski, dhe dekani i FSHIIK, prof. dr. Dimitar Trajanov, do të bëjnë edhe një prezantim të shkurtër rreth asaj se ku duhet të bëjnë kujdes bashkësitë familjare kur blejnë televizor të ri dhe çfarë pasojash do të ketë ndërprerja e televizionit analog për ato që kanë televizorë më të vjetër, analogë.

Sipas hulumtimit më të ri të KRD (qershor 2012), rreth 15 për qind e popullsisë në R. e Maqedonisë ende shfrytëzon antena të zakonshme analoge në pranimin e kanaleve televizive. Për shkak se në qershor të vitit 2013 do të ndërpritet transmetimi analog i përmbajtjeve televizive, me rëndësi të jashtëzakonshme është që kjo popullsi të jetë e informuar rreth ndërprerjes së teknologjisë së gjertanishme të transmetimit, me qëllim që të minimizohet mundësia e pezullimit të tyre nga sistemet e informimit publik në vend.

Parashihet që ngjarja të mbyllet me një konferencë për shtyp.



Accessibility

Accessibility