28.12.2012- Prezantimi i modulit për monitorim dhe mbikëqyrje profesionale mbi operatorët e rrjeteve të komunikimit publik

Këshilli i Radiodifuzionit dhe Agjencia për komunikime elektronike, gjatë ditës së nesërme (28 dhjetor 2012), organizojnë prezantim shtesë për modulin e Softverit për regjistrim elektronik të rrjeteve të komunikimit publik.

Regjistri elektronik përmban të dhëna për linjat nëntokësore dhe lartë të telekomunikacionit dhe infrastrukturës, nga të gjithë operatorët, me çka mundësohet mbrojtja nga dëmet e tyre gjatë punimeve të ndërtimit, qasje më të lehtë deri te informacionet dhe publikimi i të dhënave për kapacitete të lira.

 

Duke marrë parasysh atë se Softveri mundëson komunikim me institucionet e tjra publike,a brenda një kohë të gjatë bashkëpunimi në mes të Këshillit të Radiodifuzionit dhe Agjencisë për komunikim elektronik, për nevojat e Këshillit është krijuar modul shtesë për monitorim  dhe mbikëqyrje profesionale për operatorët e të rrjeteve të komunikimit publik.

 

Ngjarja do të zhvillohet në hapësirat e hotelit “Holidej in”, me fillim prej ora 11:00



Accessibility

Accessibility