05.06.2013- Sot u shënua 16-të vjetori i ekzistimit të Këshillit të radiodifuzionit

Shkup,05.09.2013– Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e 42-të kremtoi 16-të vjet ekzistim.

 

Kryetari i KRD-ës Dr. Zoran Trajçevski foli për ngjarjet më të rëndësishme në sferen e mediave në Maqedoni, digjitalizimin i sinjalit televiziv dhe Strategjinë e zhvillimit të veprimtarisë radiodifuzive në RM për periudhën 2013-2017. Këshilli e ndiqte strukturën pronësore të medieve, respektimin e obligimeve të programeve në veprimtarinë radiodifuzive nga Ligji për veprimtari radiodifuzive, aktet nënligjore dhe lejet për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

“Me Ligjin për shërbime audio dhe audivizuale Këshilli i radiodifuzionit ngritët në Agjenci për media audio dhe audiovizuale. Pa marrë parasysh se si do të emërohet ky trup rregullator, ajo që mundem tju premtoj është fakti se edhe më tutje do të kujdesem për media të lira, për të drejtat e secilit qytetar, partie politike, organizatë joqeveritare që ta shprehin mendimin e tyre, për të drejtat e qytetarëve që të kenë programe të ndryshme dhe kualitative” tha kryetari i KRD-ës Dr. Zoran Trajçevski.

Me fjali të shkurta u drejtua edhe zëvendës kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Dr. Milaim Fetai.



Accessibility

Accessibility