Njoftim për mediumet

Shkup, 12.11.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton mediumet se nga data 10 nëntor 2015, hyri në fuqi Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor.

Në pajtim me nenin 83 të këtij Ligji, nga dita e hyrjes në fuqi të Kodit zgjedhor deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për deputet – 24 prill 2016, radiodifuzerët, mediet e shtypit dhe mediet elektronike (internet portalet) nuk guxojnë që të emetojnë, respektivisht publikojnë, reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga buxhetet e komunave dhe të qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave tjerë të cilëve me ligj ju është besuar kryerja e autorizimeve publike.



Accessibility

Accessibility