ASHMAV kërkon respektimin e ligjeve dhe sundimin e së drejtës

Shkup, 31.07.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele insiston që gjatë çdo përmendje të saj në tekstet dhe shtesat e dedikuara marrëveshjes nga Përzhino të merret parasysh se bëhet fjalë për trup të pavarur rregullues dhe se pozita e këtillë e saj duhet patjetër të respektohet.

Ju përkujtojmë se me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga viti 2014 janë bërë ndryshime esenciale në strukturën organizative dhe ndarjen e kompetencave në mes të dy organeve të Agjencisë:Këshillit dhe drejtorit.Anëtarët e Këshillit i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në bazë të propozimeve nga 6 (gjashtë) propozues të ndryshëm të autorizuar, që janë përcaktuar me ligj.Ligji në mënyrë precize i përcakton pozitat dhe kompetencat e Këshillit dhe të organit të sapokrijuar – drejtorit, të zgjedhur nga Këshilli dhe në bazë të kritereve dhe procedurës së konkursit publik.

Potencojmë se trupi rregullues, gjatë tërë ekzistimit të tij nga viti 1997 deri më sot, asnjëherë nuk ka qenë, nuk është organ i pushtetit ekzekutiv, dhe asnjëherë nuk është financuar nga buxheti i shtetit.

Sa i përket spekulimeve në lidhje me efikasitetin e punës së Agjencisë- ato mund të shihen nga raportet e punës së Agjencisë, të publikuara në mënyrë transparente, raportet nga monitorimet e mbulimit mediatik të proceseve zgjedhore, një sërë analizash, hulumtimesh, programesh, plane dhe aktivitete, si dhe raportet nga mbikëqyrjet e realizuara dhe masat e ndërmarra – të gjitha janë në dispozicion në ueb faqen e Agjencisë – www.avmu.mk

Agjencia apelon që të mos përfshihet në ndodhitë ditore-politike



Accessibility

Accessibility