Reagim në lidhje me intervistën e emetuar në lajmet e TV Sitel

Shkup, 11.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon mosrespektimin e parimeve dhe standardeve profesionale të gazetarisë nga ana e redaktorit përgjegjës të TV Sitel Dragan Pavlloviq Llatas gjatë pjesëmarrjes së kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev në “Ditarin” e orës 19 më datë 10 shkurt 2016.Në vend të intervistës ku pasqyrimet dhe mendimet e ndryshme do të duhet të marrin trajtim të njëjtë me çka publiku mundet lirshëm të formojë mendimin e vet lidhur me temat aktuale shoqërore – politike, qytetarët panë një mënyrë jo shembullore të komunikimit dhe ofendime.

Pa kurrfarë distance profesionale, duke mos respektuar dinjitetin e bashkëbiseduesit dhe një sërë personaliteteve të përmendura gjatë bisedës, në vend të një interviste të realizuar sipas parimeve për këtë zhanër të gazetarisë, shikuesit ishin dëshmitarë të një mungese të plotë të kulturës së bisedës dhe etikës.

Duke marrë parasysh se respektimi i standardeve gazetareske është lëndë e vetë rregullimit, Agjencia e fton Këshillin për etikë në mediume në Maqedoni si dhe shoqatat e gazetarëve që ti ndërmarrin masat që i kanë në dispozicion.

Agjencia edhe njëherë i përkujton radiodifuzerët për informatën me të cilën vetëm para disa ditëve bëmë thirrje që të respektohen standardet profesionale të cilat janë bazë për realizimin e profesionit të gazetarit.



Accessibility

Accessibility