AKREDITIMI I GAZETARËVE PËR LOJËRAT OLIMPIKE DHE PARAOLIMPIKE NË BRAZIL 2016

Shkup, 14.04.2016 – Deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përmes MPJ të Republikës së Maqedonisë, arriti një shkresë nga Ambasada e Republikës Federative të Brazilit në Sofje, në lidhje me akreditimin e gazetarëve për shfrytëzimin e shërbimeve të qendrës Rio Media (RMC) gjatë Lojërave të ardhshme olimpike dhe paraolimpike në Rio de Zheneiro, gjatë vitit 2016.

Nga Ambasada informojnë se qendra Rio Media (RMC) është e hapur për regjistrimin e të gjithë gazetarëve nga bota të cilët do ti përcjellin Lojërat olimpike nga data 01 deri më 22 gusht 2016, si dhe Lojërave paraolimpike nga data 05 deri 19 shtator 2016, pa marrë parasysh se a janë të akredituar nga Komiteti ndërkombëtar olimpik.

Afati i fundit për regjistrimin e gazetarëve është 29 prilli 2016, ndërsa aplikacioni mund të plotësohet në gjuhën angleze, portugeze dhe spanjolle në këtë ueb faqe  www.riomediacentar.com.br.credenciamento

Shkresën e Ambasadës së Republikës Federative të Brazilit në Sofje, ku ka detaje lidhur me kapacitetet dhe shërbimet e RMC në Rio de Zheneiro mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility