Deklaratë nga Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik për periudhën nga 22 shtatori e deri më 01 tetor 2016

Shkup, 10.10.2016. – Monitorimi i mediumeve në periudhën nga data 22 shtator e deri më 01 tetor 2016 tregoi se mediumet në pjesën e informimit kanë bërë një përparim në balancimin kualitativ.

Pas shqyrtimit të raportit të tretë 10 ditor, mediumeve ju kushtohet rëndësi për informimin për aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore që të mos jenë në funksion të asnjë subjekti politik. Andaj edhe ju rekomandohet mediumeve që të kushtojnë rëndësi ndaj aktiviteteve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

I inkurajojmë mediumet që ta ruajnë këtë balancim të përafërt kuantitativ dhe kualitativ gjatë informimit dhe i rikujtojmë që të respektojnë standardet profesionale të gazetarisë.

Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik



Accessibility

Accessibility