Të mos pengohet puna e ekipeve të gazetarëve

Shkup, 07.12.2016. – Televizioni Nova, më 5 dhe 6 dhjetor e njoftuan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele se po ballafaqohet me probleme gjatë raportimit nga mitingjet e disa partive politike.

Agjencia edhe për këtë rast më të ri, që ka të bëjë me TV Nova, e përsëritë edhe njëherë qëndrimin e shprehur se askush nuk guxon që të pengojë gazetarët dhe ekipet e gazetarëve gjatë realizimit të obligimeve të tyre profesionale dhe në atë mënyrë të kufizojë edhe të drejtën e opinionit që të informohen për ngjarjet aktuale shoqërore-politike.



Accessibility

Accessibility