Propozime nga Komisioni i përkohshëm për TV Shenja dhe TV Edo

Shkup, 09.12.2016. – Në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i realizuar i prezantimit mediatik zgjedhor të TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj dhe TV Shenja SHPKNJP Shkup si dhe mosrespektimit që është konstatuar të nenit 75-gj paragrafi 1, respektivisht nenit 77 paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor, Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediaitk dorëzoi deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, propozime për veprim.

Komisioni i përkohshëm për të dy radiodifuzerët dorëzoi Propozime për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptojë vërejtje.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozim për shqiptimin e masës – TV Edo SHPKNJP f.Lubin, Saraj

Propozim për shqiptimin e masës – TV Shenja SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility