Nënkomiteti i 13-të për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale në Bruksel

Brisel_14.03.201714.03.2017. – Sot në Bruksel u mbajt Nënkomiteti i 13-të për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale. Në kuadër të Nënkomitetit u prezantuan aktivitetet e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me legjislaturën mediatike dhe Kodin zgjedhor.

Konkluzionet e Komisionit Evropian që dolën nga Nënkomiteti janë në drejtim të faktit se Agjencia do të vazhdojë të sigurojë pavarësi, parashikueshmëri dhe transparencë si trup rregullues për mediume, veçanërisht duke marrë parasysh rëndësinë e Agjencisë si trup i cili garanton një prej të drejtave themelore e që është esenciale për sundimin e së drejtës, si dhe se Agjencia do të përcjell në mënyrë aktive revizionin e Direktivës për shërbime mediatike audiovizuele.



Accessibility

Accessibility