1

Agjencia realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative ndaj 69 radiostacioneve

Shkup, 03.05.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative ndaj punës së të gjithë 69 radiodiostacioneve që emetojnë program të radios.
Mbikëqyrja u realizua me qëllim që të konstatohet nëse ndonjë radiostacion ka bërë ndryshim të strukturës pronësore pa e njoftuar paraprakisht Agjencinë dhe pa u miratuar një gjë e tillë nga ana e Agjencisë.


Me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme është konstatuar se 69 radiostacionet kanë vepruar në pajtim me nenin 41 paragrafët 1 dhe 2 të LSHMAA, respektivisht asnjë radiodifuzer nuk ka bërë ndryshim të strukturës pronësore pa e njoftuar paraprakisht Agjencinë.

Raportin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme mund ta merrni në këtë link.