Agjencia realizoi mbikëqyrje administrative ndaj 62 stacioneve televizive

Shkup, 10.05.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative ndaj të gjitha 62 stacioneve televizive.Mbikëqyrja është realizuar me qëllim që të konstatohet nëse ndonjëra prej tyre ka bërë ndryshimin e strukturës pronësore pa e njoftuar paraprakisht Agjencinë, respektivisht para marrjes së miratimit nga Agjencia.

Me mbikëqyrjen e realizuar është konstatuar se të gjitha stacionet televizive kanë vepruar sipas rregullativës ligjore.

Raporti nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme mund të merret në këtë link.



Accessibility

Accessibility