RAPORTI I KATËRT DHJETËDITOR NGA INFORMIMI PËR ZGJEDHJET LOKALE 2017

Shkup, 21.09.2017. – Raporti i katërt dhjetëditor i monitorimit të informimit mediatik për periudhën nga data 6 e deri më 15 shtator 2017, tregon se shumica e televizioneve dhe radiove u përmbahen standardeve profesionale,
disa edhe duke u pozicionuar me kritikë ndaj pushtetit. Prapë se prapë te disa shërbime programore vërehet shmangie.

Ekziston një konstatim i përgjithshëm se krahas informatave të përditshme e të rregullta, mediumet e përpunojnë edhe temën për “zgjedhjet lokale” gjithnjë e më shumë duke zbatuar një qasje analitike, sepse është periudhë e kandidaturave zyrtare partiake për kryetar komunash, u mbyll kontrolli i Liëstës zgjedhore, kurse po afrohet edhe procesi i fillimit të fushatës zgjedhore.

Në këtë periudhë, Shërbimi i parë programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë – RTM1, gjatë informimit të partive politike, në tërësi ishte i fokusuar te të dy partitë më të mëdha të pushtetit dhe opozitës, dhe pothuajse nuk informohej për partitë e tjera/kandidatët e pavarur, të cilët poashtu përgadisnin listat e kandidatëve si aktivitetet e tjera.

Mënyra e informimit në TV Alfa dhe TV Nova pasqyron shkelje të parimit për prezantim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pasqyrimeve dhe mendimeve të ndryshme, ndërsa vërehen edhe elemente që japin indicie për lidhshmëri të mundshme të politikave redaktuese – vecanërisht në drejtim të trajtimit të temës për migrantët, për largimin e investuesve të huaj nga Maqedonia, publikimit të, gjoja, anketave të MCMS që kundërsdhton se e ka zbatuar atë, etj.

Edhe pse në katër periudhat e deritanishm të raportimit, Radio Maqedonia e Lirë me lajmet e emetuara nuk e ka arritur pragun prej së paku 2 orë, të mjaftueshëm për nxjerrje të konkluzioneve metodologjike, prapë se prapë vërehet se Radioja është e koncentruar në transmetim të informatave për një parti politike dhe pothuajse nuk ka informata për partitë tjera politike.

Raportin e katërt dhjetëditor mund ta merrni në këtë link



Accessibility

Accessibility