NUMËR I VOGËL I INFORMATAVE GJATË FUSHATËS SË RRETHIT TË DYTË, DY TELEVIZIONE NUK SIGURUAN INFORMIM TË PAANSHËM

Shkup, 3 nëntor, 2017:

Mënyra e informimit

Radiodifuzerët e përfshirë me monitorimin e rrethit të dytë të Zgjedhjeve lokale, fushatën e kanë mbuluar me intensitet më të vogël, në përgjithësi duke u munduar që të sigurojnë kushte për qasje deri te programet e pjesmarrësve në zgjedhje. Gjatë dhjetë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore (nga data 18 deri më 27 tetor 2017) për të cilën janë raportet e sotme, është konstatuar shkelje për mbulim të paanshëm të zgjedhjeve, vetëm në dy televizione që emetojnë program në nivel shtetëror  – TV Alfa dhe TV Nova. Këtu, në programin e përgjithshëm është konstatuar anim në dobi të qëndrimeve dhe reagimeve të Koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE. Në afatin e përcaktuar ligjor, Agjencia do të parashtrojë kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje para gjykatës kompetente.

Monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor në lajme të shërbimeve programore të Radiotelevizionit të Maqedonisë, gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve, edhe njëherë ka dëshmuar se dispozita e Kodit zgjedhor në lidhje me ndarjen e kohës në emisionet e informimit ditor është joadekuare për informimin gazetaresk të shërbimit publik. Së këndejmë, Agjencia deri më tani ka kërkuar publikisht ndryshimin e obligimit ligjor për ndarje të kohës sipas parimit  – 30% për partitë në pushtet, 30% për partitë në opozitë, 30% për emisionet ditore nga vendi dhe bota si dhe 10% për partitë jashtë parlamentit. Gjatë rrethit të dytë kishte më pak kandidat, përkrahje koalicioni ndërmjet partive të pushtetit dhe opozitës si dhe gjithsejtë tre kandidat jashtëparlamentar. Kushtet e këtilla qartë treguan se shërbimi publik, edhe pse në aspekt kuantitativ dhe kualitativ do të sigurojë balanc gjatë informimit për pjesmarrësit në fushatë, prapseprap do të gjendet para zgjedhjes nëse të përmbahet ndaj funksionit të shërbimit publik që duhet, para se gjithash, të informojë qytetarët për të gjitha ngjarjet aktuale në vend dhe botë  ose t’ia shkurtojë publikut këto informata për të mos e tejkaluar limitin prej 30%. Për këtë, rregullatori konsideron se në përqindje, koha më e madhe për lajmet ditore nuk është bazë për të konstatuar disbalanc ose anim gjatë informimit.

Prezantimi falas politik

Shërbimi publik i radiodifuzionit dhe Kanali i Kuvendit i kanë plotësuar obligimet edhe në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale me qëllim që të mundësojnë prezantim falas politik të pjesmarrësve në zgjedhje. Të dhënat tregojnë se mundësia për prezantim falas është shfrytëzuar vetëm nga kandidatët për kryetar komune nga koalicionet e udhëhequra nga VMRO DPMNE dhe LSDM.

Reklamimi i paguar politik

Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve lokale, më së shumti reklamim i paguar politik është regjistruar për Koalicionin e udhëhequr nga VMRO DPMNE (rreth 26 orë), më pas për Koalicionin e udhëhequr nga LSDM (rreth 11 orë), që pasohen nga BESA (rreth 5 orë) dhe BDI (rreth 4 orë).

Nga televizionet e përfshira me monitorimin, më së shumti reklama janë emetuar në TV Nova (pothuajse 12 orë) dhe në TV Sitel dhe TV Alsat-M (rreth 5 orë).

Pasqyra e reklamimit të paguar politik mund të merret në këtë  link

Raportet e veçanta për radiodifuzerët për periudhën nga data 18 e deri më 27 tetor 207 mund të merren në këtë  link



Accessibility

Accessibility