Studentët vizituan Agjencinë

 Shkup, 07.12.2017. – Këtë javë, Agjencia ishte nikoqire e studentëve nga Fakulteti i Studimeve juridike dhe gazetarisë pranë Universitetit shtetëror të Tetovës si dhe nga Fakulteti i Studimeve juridike, gazetarisë si dhe marrëdhënieve me opinion pranë Universitetit Goce Dellçev nga Shtipi.           

Studentëve ju prezantua legjislatura mediatike, me theks të propozimeve aktuale për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, kompetencat, mënyra e funksionimit dhe obligimet e Agjencisë në drejtim të implementimit të ligjeve relevante, aktiviteteve që i ndërmerr rregullatori në drejtim të arsimimit mediatik, trajtimit të çështjeve gjinore në mediume, analizat dhe hulumtimet e realizuara.

Agjencia edhe më tutje mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha shkollat universitare që kanë interes për shkëmbim të njohurive dhe përvojave praktike nga sfera audiovizueleт.



Accessibility

Accessibility