Mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj pesë radiodifuzerëve

Shkup, 05.02.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj TV Alsat-M, TV Telma dhe TV Art Çannel, lidhur me obligimet që kanë të bëjnë me kuotën për emetimin e së paku 50% të programit të krijuar burimor në RMnë gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive joshumicë. Mbikëqyrja tregoi se këto mediume në tërësi kanë vepruar sipas vërejtjes së shqiptuar paraprake.

Mbikëqyrje është realizuar edhe ndaj TV Alfa lidhur me obligimet gjatë emetimit të kuizeve ose formave tjera të pjesmarrjes shpërblyese, ku u konstatua se në tërësi është vepruar sipas masës së shqiptuar paraprake.

Ndaj TV Nova është realizuar mbikëqyrje kontrolluese në lidhje me respektimin e obligimit për plotësimin e kuotës për muzikë të emetuar, e cila tregoi se edhe më tutje shkilen dispozitat e LSHMAA. Ndaj masës së shqiptuar- vërejtje, nuk ka vepruar as TV Art Çannel, lidhur me obligimin në lidhje me informatat që duhet të jenë në dispozicion të shfyrtëzuesve.

Raportet mund të merren në këto linke:

TV Alsat-M – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 02.02.2018

TV Telma – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 02.02.2018

TV Art Çannel – (neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA) – 02.02.2018

TV Art Çannel – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 02.02.2018

TV Nova – (neni 92 paragrafët 4 dhe 6 nga LSHMAA) – 02.02.2018

TV Alfa – (neni 52 nga LSHMAA) – 02.02.2018

 



Accessibility

Accessibility