U realizua takimi i parë publik për vitin 2018

Shkup, 28.03.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot realizoi takimin e parë publik për vitin 2018. Lidhur me aktivitetet e realizuara sipas Planit vjetor të punës, fjalë kishte d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, i cili i prezantoi aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të kaluar – mbikëqyrjet e radiodifuzerëve, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik si dhe publikuesit e medieve të shtypit; masat e shqiptuara; hulumtimet e bëra; aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe aktivitete tjera.

Në këtë takim u promovuan edhe publikimet që i botoi Agjencia, e që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në programet televizive. Të tri publikimet përmbledhëse me hulumtimet vjetore që flasin për praninë dhe prezantimin e gjinisë në programet e televizioneve nacionale, në periudhën 2012-2016, janë botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Publikimet përmbajnë pesë hulumtime dhe një meta-analizë e cila i tregon trendet në aspekt të gjinisë dhe mediumeve. Në këtë ngjarje u promovua edhe publikimi për gjininë në programet televizive gjatë vitit 2017, e cila përbëhet nga dy analiza prej të cilave njëra tregon nëse, sa dhe në çfarë mënyre janë të pranishme çështjet gjinore, kurse tjetra e jep pasqyrën për mënyrën se si janë prezantuar dhe pasqyruar gjinitë në program. Analizat në këtë publikim, gjithashtu, janë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. 

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe konstatimet e hulumtimit të mendimit të publikut për programet e radios dhe televizionit në Republikën e Maqedonisë, të realizuar në periudhën nëntor-dhjetor 2017. Hulumtimi përmban të dhëna për qëndrimet e publikut dhe për përfaqësimin e kualitetit të përmbajteve të caktuara programore të shërbimeve të televizioneve dhe radiostacioneve vendase, shkallës së plotsueshmërisë së ofertës programore, mënyrës se si publiku i shfrytëzon mediumet, përmbajtjet më të shikuara/dëgjuara programore. Hulumtimi ofron të dhëna edhe për pjesmarrjen dhe prezantimin e të rinjve në mediume dhe përfaqësimin e personave me orientim të ndryshëm seksual.

Prezantimet nga takimi publik mund të merren në linket e mëposhtme:

Aktivitetet e realizuara sipas Planit vjetor të punës së ASHMAA

d-r Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA

Çështjet gjinore dhe mediumet: Pronësia, vendimmarrja dhe informimi 2012-2016 

Emilija Petreska—Kamenjarova, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Мarina Trajkova, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Hulumtimi i mendimit të publikut për programet e radios dhe televizionit në Republikën e Maqedonisë

Nadrzhda Pop Kostova, Target komunikim

 

 

 

 



Accessibility

Accessibility